Me një popullsi në tkurrje dhe në plakje, pensionet janë një nga sfidat më të mëdha sociale dhe ekonomike për Shqipërinë në afatin e gjatë.
Pensionet private janë një nga alternativat që do të mund lehtësojnë barrën e skemës publike, në një afat të gjatë ndaj tregu i pensioneve vullnetare vijon me tendenca të shpejta rritje nga viti në vit, si në drejtim të rritje së numrit të anëtarëve pjesëmarrës, ashtu edhe për vlerën e aseteve neto.
Lehtësitë tatimore
Për të nxitur investimet e punëmarrësve por edhe të punëdhënësve të tyre në fonde të pensioneve private, ligji aktual parashikon lehtësira fiskale, në formën e përjashtimit të kontributeve nga tatimi mbi të ardhurat personale.
Kontributi i bërë nga çdo anëtarnë Fondin SIGAL zbritet nga të ardhurat personale të tij, për efekt tatimi, pra përpara se të llogaritet tatimi mbi të ardhurat.
Konkretisht:
- Kontributi i bërë nga çdo anëtar në Fond zbritet nga të ardhurat personale të tij, për efekt tatimi.
- Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të Fondit, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit.
Pensionet private arrijnë në rreth 35 mijë kontribues
Viti 2022 ka nisur me rritje të konsiderueshme të numrit të personave që janë përfshirë në skemat e pensioneve private, në një kohë që rritje ka shënuar edhe volumi i fondeve që janë paguar nga qytetarët shqiptarë në këto fonde.
Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, deri më 31.03.2022, rezultoi 34,555 anëtarë duke shënuar një rritje prej 2.93% krahasuar me 31.12.2021.
Në treg aktualisht veprojnë katër fonde të pensioneve private. Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është Sigal Pension me 45% të totalit.
BONUSE PËR KLIENTËT E RINJ
Duke qenë pjesë e gjigandit të sigurimeve “SIGAL UNIQA Group Austria”, Fondi SIGAL mundëson që gjithë anëtarët që pajisen me kartën e anëtarësisë, të përfitojnë nga bonuset fantastike që i ndihmojnë të kenë akses në shërbime e produkte cilësore.
– Zbritje për shërbime mjekësore në rrjetin mjekësor SIGAL
– Zbritje për Fizioterapi në Klubin e Shëndetit SIGAL
– Zbritje në Sigurimin e Pronës dhe Shtëpisë
– Zbritje në Sigurimin KASKO të makinës
LEXO EDHE: Unike në produkte e gjithmonë pranë klientëve/ SIGAL UNIQA mbetet në majën e tregut të sigurimeve
Mos harroni! Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL ka sjellë ditët e fundit edhe lehtësira të tjera për klientët e tij.
Fondi prezantoi pak ditë më parë mundësinë e anëtarësimit online përmes https://fondisigal.com.al/anetaresohu/ ndërsa nga ju mund të paguani kontributet tuaja në fondin më të madh të pensioneve pa qenë nevoja të paraqiteni në bankën depozituese, por duke përdorur aplikacionin “e-banking”, “payser” ose “POK”.
Për çdo pyetje ose paqartësi që mund të keni mos hezitoni të kontaktoni këshilltarët Fondit SIGAL dhe të mësoni se si mund të investoni për të ardhmen tuaj, të familjes dhe punonjësve tuaj nëse jeni biznes.
Për çdo pyetje që mund të keni, kontaktoni në:
Tel: +35544511666
E-mail: [email protected]
Fondi SIGAL, e ardhmja jonë së bashku!