14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreSi ndikojnë ndryshimet klimatike në sigurimin tuaj

Si ndikojnë ndryshimet klimatike në sigurimin tuaj

Ndryshimet klimatike po shkaktojnë thatësira, po shtojnë rastet e zjarreve dhe problemet me motin si: shira të rrëmbyer, përmbytje, stuhi etj.

Fatkeqësitë natyrore mund të shkatërrojnë shtëpi, makina, biznese dhe të mbjella, duke sjellë dëme të mëdha në pronën e gjithësecilit.

Por sot, tregu i sigurimeve në Shqipëri është i konsoliduar duke ofruar gjithçka nevojitet për të qenë të mbrojtur në rast fenomesh të tillë. Pra, çdo qytetar shqiptar tashmë mund të personalizojë sigurimin e tij sipas nevojave për të qenë 100% i mbuluar me sigurim në rast dëmi.

Ngjarjet katastrofike të natyrës godasin shumë vende, rajone dhe popullata, por Shqipëria është mjaft e ekspozuar ndaj tyre, veçanërisht nga përmbytjet dhe lëkundjet sizmike, ku kujtojmë tërmetet e vitit 2019 që shkaktuan dëme të mëdha në njerëz dhe prona.

Pasojat e fatkeqësive natyrore janë jashtëzakonisht të mëdha në disa këndvështrime. Ato janë të shoqëruara me humbje jetësh njerëzish, me dëme kolosale të karakterit ekonomik e social, por edhe me prishjen e trendit në zhvillimin ekonomik të vendeve.

Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por duke u siguruar ne kthejmë pronën tonë në gjendjen e mëparshme, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.

Ndryshimet klimatike nuk janë vetëm çështje pronësie dhe viktimash. Ato janë duke ndikuar gjithashtu në shëndetin e qytetarëve. Dhe siç e dimë, të parandalosh një sëmundje është më mirë se ta kurosh atë, ndaj blerja e një siguracioni shëndeti është një nevojë e domosdoshme për gjithësecilin.

Sigurohu tani, para se të jetë shumë vonë!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat