13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSi ka ndryshuar tregu i qirave për zyra? Eksperti: Nga 1500 deri...

Si ka ndryshuar tregu i qirave për zyra? Eksperti: Nga 1500 deri në 6000 euro

Çmimet e ambjenteve të dhëna për zyra apo biznes janë rritur vrullshëm në muajt e fundit. Rritja e ofertës, pra shtimi sipërfaqes së ndërtimit nuk ka zbutur çmimet sikundër pritej dhe do të duhej të kishte ndodhur.

Në zonat kryesore të Tiranës, qiraja mujore, thonë ekspertët varion nga 1500 euro në 6000 euro.

“Pritshmëritë bazuar në treguesit aktualë janë që këto çmime do të vijojë të rriten, duke pasur parasysh atë që po ndodh sot në vendet e rajonit dhe në vendet e BE-së, ku Shqipëria kërkon të integrohet”, thotë Orgest Beti, konsulent pronash.

LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës së Biznesit/ Mbrojtje nga humbja, dëmtimi apo shkatërrimi

Rritje sakaq, kanë njohur edhe qiratë e banesave.

Për një apartament 1+1 jashtë Unazës së Vogël qiraja mujore arrin në 350 euro.

I ftuar në emisionin “Box to Box” në SCAN TV, Beti është shprehur se janë disa element që merren në konsideratë në përcaktimin e çmimit final, siç janë vendndodhja, cilësia e ndërtimit, pozicionimi, sipërfaqja, mobilimi etj.

LEXO EDHE: “Fluturojnë” çmimet e apartamenteve në Tiranë, shtrenjtohen deri në 30% brenda një viti. Kryeson periferia

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat