14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSi i ul kujdesi parandalues shpenzimet mjekësore?

Si i ul kujdesi parandalues shpenzimet mjekësore?

Kujdesi parandalues është procedurë periodike, që ka për qëllim të parandalojë sëmundjet dhe të zbulojë problemet mjekësore sa me herët, përpara se simptomat të jenë të dukshme.

Kjo strukturë, krijuar falë mbështetjes së dhënë nga shoqëritë private të sigurimit edhe në vendin tonë, klasifikon nivelet e parandalimit të cilat konsistojnë në:

  • Përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të popullatës;
  • Përmirësimin e parandalimit sekondar, i cili ka të bëjë me zbulimin e hershëm të një sëmundjeje;
  • Synon trajtimin, prognozën (parashikimi i ecurisë së sëmundjes) dhe shërimin e saj.

Kujdesi parandalues është çdo shërbim mjekësor që mbron kundër urgjencave mjekësore dhe përfshin:

  • Check Up ose kontroll vjetor (analizat e gjakut komplet, urinë komplet, analizat biokimike etj)
  • Vizitat mjekësore vjetore
  • Kontrollet dentare
  • Kontroll radiologjik (radiografi, ekografi, mamografi, kolonoskopi etj.)
  • Identifikimi dhe trajtimi i hershëm i niveleve të glicemisë dhe tensionit

Kujdesi parandalues i mban njerëzit produktivë, duke u mundësuar atyre grumbullimin e të ardhurave gjatë moshës së rritur.

Problemet shëndetësore të paidentifikuara më parë e detyrojnë individin të shkëputet në mënyrë të parakohshme nga marrëdhëniet e punës dhe si pasoje, të shkëputet nga të ardhurat mujore jetike për shkak të paaftësisë fizike dhe mendore.

Por si i ul shpenzimet mjekësore kujdesi parandalues?

Kujdesi parandalues ndihmon në uljen e kostove duke parandaluar sëmundjet përpara se ato të kërkojnë kujdes urgjent spitalor. Kostoja e një dhome spitalore për kujdes të detajuar mjekësor është shumë e lartë sidomos te individët e pasiguruar.

Për më tepër, një patologji e pa zbuluar herët, kërkon më shumë kohë në hospitalizim (shtrim në spital) dhe në trajtim, qoftë imazherik dhe me medikamente, që përkthehet në kosto financiare.

Kompanitë e sigurimit ofrojnë mundësinë e pakësimit të shpenzimeve mjekësore, duke ofruar kontroll (check up) periodik dhe mbulim të plotë financiar për të papriturat mjekësore në kohë reale dhe për kujdesin parandalues.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA, kompania lidere në Sigurimet e Shëndetit?

Sigurimi privat i shëndetit është mundësi për mbulimin 100% të kostove financiare që duhet të përballojë çdo individ në rast se pëson një aksident apo sëmundje të papritur.

SIGAL UNIQA ofron paketa sigurimi individuale dhe familjare, të cilat ofrojnë mbulimin e ekzaminimeve shëndetësore duke filluar nga check up-i rutinë vjetor; trajtimet mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti, si dhe shpenzimet në rast ndjekje të shtatzanisë në spitalet private brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Një prej produkteve unike, e vetmja në Shqipëri, që ofron SIGAL UNIQA është edhe shërbimi “TeleShëndet” ose siç e quajmë ndryshe Karta e Kujdesit Shëndetësor.

Çfarë benefitesh ofron “TeleShëndet”:

1 – Check UP Falas,

2 – Zbritje ne rrjetin spitalor SIGAL UNIQA ,

3 – Vizitë FALAS te okulisti

4 – Zbritje 3,000 lekë për xhamat e syzeve

5- Vizitë FALAS te stomatologu

6 – Zbritje deri në 40% për seanca Fizioterapie pranë Klinikës “Medfit Physiotherapy”

7 -Komunikim me mjekun 24 orë të ditës, 7 ditë të javës atëherë kur ju dëshironi.

Çmimi? Vetëm 5,000 Lekë në vit.

Shkarkoni TANI aplikacionin në celularin tuaj, iPhone ose Android, regjistrohuni në pak minuta dhe provoni falas për 24 orë këtë shërbim të mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA.

Të parandalosh një sëmundje është më mirë sesa ta kurosh atë 

Nëse ju nevojiten më shumë informacione, shkruani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: Sigurimi i shëndetit/ Raporti i AMF: Shqiptarët vijojnë t’ia besojnë kësaj kompanie

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat