10.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSi do të ndahet “torta” e buxhetit 2025?

Si do të ndahet “torta” e buxhetit 2025?

Në buxhetin e 2025 që kap vlerën e afro 8.2 miliardë Euro ose 600 milionë Euro më shumë se në 2024, qeveria ka shpallur prioritetet dhe drejtimet kryesore se ku do të përdoren fondet e tij.

Sipas Ministrisë së Financave të ardhurat pritet të arrijnë në 754.6 mld Lekë ose afro 7.5 miliardë Euro.

Shpenzimet kryesore do të shkojnë për financimin e skemës së Sigurimeve Shoqërore, duke përfshirë këtu edhe indeksimin e pensioneve.

Zëri i dytë më i madh në shpenzimet e buxhetit të 2025 janë kostot e personelit, së bashku me ato operative për funksionimin e administratës, pasuar nga investimet publike, që në 2025 do të shënojnë nivelin rekord të 6.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Shpenzimet kryesore në buxhetin 2025:

– Për skemën e sigurimeve 192.3 mld Lekë, 7.3% e PBB

– Investimet publike 161.8 mld Lekë, 6.1% e PBB

– Shpenzimet e personelit 127.6 mld Lekë, 4.9% e PBB

– Shpenzimet operative 71.3 mld Lekë, 2.7% e PBB

– Shpenzimet për interesa 68.5 mld Lekë, 0.1% e PBB

– Subvencionet 1.8 mld Lekë, 0.1% e PBB

Shpenzimet më të mëdha buxhetore për vitin e ardhshëm do te shkojnë për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke përfshirë këtu edhe ndihmën që jepet për kategori të caktuara si pensionistët apo familjet me ndihmë ekonomike. Kjo Ministri do të ketë një fond prej 80.7 miliardë Lekësh.

Në vend të dytë renditet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, 74 miliardë lekë, ndjekur nga Ministria e Arsimit me 62 miliardë lekë dhe 56 miliardë lekë janë parashikuar për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ndërsa ministritë e tjera do të kenë më pak fonde, përfshirë këtu edhe Ministrinë e Bujqësisë.

Sektorët kryesorë në buxhetin 2025:

– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 80.7 mld Lekë

– Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë  74 mld Lekë

– Ministria e Arsimit, Rinisë, Sporteve 62 mld Lekë

– Ministria e Ekonomisë, Kulturës, Inovacionit  56 mld Lekë

– Ministria e Mbrojtjes 52.7 mld Lekë

– Ministria e Brendshme 31 mld Lekë

– Ministria e Bujqësisë 14.6 mld Lekë

– Ministria e Drejtësisë 14.3 mld Lekë

– Ministria e Financave 11.1 mld Lekë

– Ministria e Turizmit dhe Mjedisit 4 mld Lekë

– Ministria e Jashtme 3.8 mld Lekë

Një rritje e konsiderueshme e shpenzimeve në buxhetin e 2025 është parashikuar edhe për pushtetin vendor. Më konkretisht për Bashkitë do të jepen në total 89.9 miliardë lekë, me rritje prej mbi 10 miliardë lekësh kundrejt vitit 2024. /Klan News

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat