Në “Durrës Yachts Marina” është njoftuar hapja e shitjeve nëpërmjet prenotimeve, pa filluar puna për projektin për një tjetër godinë me 181 apartamente.
Pas përfundimit të prenotimeve për shitjen e 233 apartamenteve në rezidencën “Parkview” që u mbajt më 8 mars, tashmë parashikohet që në datën 18 prill të zhvillohen prenotimet për shitjen e pronave të një ndërtese 7-katëshe në rezidencën “Parkland”.
Për pronat që do të dalin në shitje më 18 prill, nga zyra e shitjes u pohua se për apartamentet me sipërfaqe neto nga 61 m² deri në 141 m², totali i vlerës së shitjes varion nga 110 mijë euro deri në 400 mijë euro.
Çmimet për metër katror nisin nga 1,800 në 2,800 euro.
Vendndodhja e objektit të ri në planimetrinë që shoqëron shitjen tregon se ndërtesa është në vijën e tretë të ndërtimit me largësi nga deti dhe me pamje ballore nga parku qendror i marinës.
Krahasuar me ankandin për prenotimin e shitjeve zhvilluar rreth një muaj më parë (u mbajt më 8 mars) çmimet maksimale të shitjes së pronave janë rritur rreth 8%.
Për tipologjinë e apartamentit me sipërfaqe neto 58 m² në rezidencën “ParkView”, vlera e shitjes niste nga 110 mijë euro në 150 mijë euro.
Për ndërtesat e para, çmimet minimale të shitjes nisnin nga 1,650 euro për metër katror duke shënuar një rritje prej rreth 9%.
LEXO EDHE: A jeni gati ta shndërroni shtëpinë në një vend më të sigurt për ju dhe familjen tuaj?