Ndërsa kanë mbetur edhe 85 ditë nga “Euro 2024”, Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Tiranë Karlfried Bergner u takuan sot me drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.
Ambasadori Bergner dhe Ministri Balla konfirmuan se shtetasit shqiptarë janë tifozët e tretë në renditje, pas atyre gjermanë dhe anglezë, për numrin e biletave të blera gjatë 51 ndeshjeve të këtij turneu futbollistik.
Policia e Shtetit ka nënshkruar ndërkohë një marrëveshje bashkëpunimi me Policinë federale gjermane lidhur me kontributin që Shqipëria do të japë për mbarëvajtjen e eventit më të madh sportiv europian të këtij viti.