5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqiptarët i besojnë atë që kanë më të shtrenjtë/ Raporti i AMF:...

Shqiptarët i besojnë atë që kanë më të shtrenjtë/ Raporti i AMF: SIGAL UNIQA, lidere në Sigurimin Privat të Shëndetit

Jo vetëm në Sigurimet Motorike dhe ato të Pasurisë. SIGAL UNIQA Group Austria është kompania më e besuar dhe ajo që paguan më shumë dëme edhe në produktin “Sigurimi Privat i Shëndetit”.

Kështu thuhet në raportin e Autoritetit të Mbiqyrjes Financiare (AMF) mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për vitin 2022.  Madje SIGAL UNIQA është rritur nëse e krahasojmë me një vit më parë.

Nëse gjatë vitit 2021, SIGAL UNIQA zinte 44% të tregut, gjatë vitit 2022 ajo ze 45% të tij duke vijuar të jetë kompania më e besuar mes qytetarëve dhe bizneseve sa i përket sigurimit privat të shëndetit.

NDARJA E TREGUT

DËMET E PAGUARA

Sipas raportit të AMF, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton kompania e sigurimit me më shumë dëme të paguara në produktin “Shëndet Privat”.

Nëse i gjithë tregu, ku operojnë 8 kompania, ka paguar gjatë vitit 2022 afro 535 milionë lekë dëme (534,796,000) vetëm SIGAL UNIQA ka paguar afro 270 milionë lekë dëme duke zënë kështu mbi 50% të totalit.

SIGAL UNIQA ishte kompania e sigurimeve që, përmes “UNIQA Insurance Group”, solli për herë të parë në Shqipëri Sigurimin Privat të Shëndetit.

Ndërsa sot, me produkte si “Jetë Plus”, “TeleShëndet” apo Kartat e Shëndetit Gold, Silver apo Standard dhe tashmë edhe me produktin e ri “Sigurimin nga Kanceri” është kthyer në një prej kompanive më novatore në vend dhe më e preferuara për ti besuar shëndetin e vetes, familjes apo punonjësve në rastet e bizneseve.

SIGAL UNIQA, përveç produkteve të saj unike në treg, dëshiron që çdo përvojë e klientit të jetë jo vetëm e thjeshtë, por gjithashtu e mbushur me privilegje, udhëzime dhe mundësi në përputhje me nevojat, kërkesat dhe mundësitë financiare të klientëve.

Sot në tregun e sigurimeve në Shqipëri janë mijëra persona që marrin produkte shëndetësore drejtpërdrejt nga një skemë private, e cila funksionon mjaft mirë me shërbime shëndetësore brenda dhe jashtë vendit.

Ndaj mos prisni më! Aplikoni online në: https://sigal.com.al/shendet…/sigurimi-privat-i-shendetit/ dhe zgjidhni mbulimet që doni.

Për më shumë informacione, shkruani në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: +355 68 606 2829

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat