Kafshët të cilat enden rrugëve të vendit tonë pritet t‘u ndërtohen shtëpiza për t‘u mbrojtur nga kushtet atmosferike. Prej llamarine dhe të përbëra edhe nga çeliku mendohet të ndërtohen dy modele të shtëpizave.
Për këtë gjë Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ka hapur tenderin 28.2 milionë lekë.
Kafshët endacake për herë të parë do të sistemohen në 228 shtëpiza strehimi për të cilat janë menduar përmasa të ndryshme. Nga dimensionet 250 dhe 150 cm në një lartësi 200 cm të rrethuara dhe të salduara me strukturë metalike dhe tel hekzagonal dhe mbulesë per kafazet me llamarin me trashesi 0.3 mm do të variojnë modelet.
Në specifikimet e tenderit thuhet se fortësia e shtëpizave do të garantohet nga përbërja e çelikut i cili në fund të do të lyhet me ngjyrë jeshile për tu mbrojtur nga ndryshku.
Për shtëpitë të cilat nuk dihen se në cilat qytete do të ndërtohen, do të dedikohen kompani të liçensuara për çelikun të cilat duhet të garantojnë për cilësinë si dhe të dhënat si përbërja kimike, karakteristikat e forcës/bajtëse, etj. Çeliku që përdoret për konstruksionet mbajtëse, duhet t‘u përgjigjet kërkesave të standarteve dhe kushteve teknike përkatëse.
Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit e konsideron të rëndësishëm këtë tender pasi nevoja për blerje shtepiza për kafshet endacake është e madhe, në përmbushje të kushteve të pershtatshme e bashkëkohore me standarte, që lidhen me higjenen, komoditetin dhe masat për sigurimin e mirëqenies e shëndetin si dhe strehimin e trajtimin e tyre sipas protokolleve veterinare.
Strehëza për kafshët të cilat duhet të ndërtohen nga psuhteti vendor, e ka realizuar si iniciativë vetëm bashkia e Shkodrës ndërsa të tjera bashki ndër vite nuk janë interesuar pavarësisht ankesave të shoqatave të mbrojtjes ndaj kafshëve të cilat edhe kanë zhvilluar protesta të ndryshme për mbrojtjen e tyre nga kushtet atmosferike por edhe nga helmimet e shumta të pazbuluara.