8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria ndër vendet me plakjen më të shpejtë të popullsisë/ Ndikimi te...

Shqipëria ndër vendet me plakjen më të shpejtë të popullsisë/ Ndikimi te pensionet dhe masat që nevojiten

Mosha mediane e popullsisë shqiptare në vitin 2022 ishte 38.2 vjeç, sipas INSTAT. Mosha mediane (mesatarja) nënkupton që gjysma e popullsisë është më e re sesa 38.2 vjeç dhe gjysma tjetër më shumë.

Në krahasim me mesoren e Bashkimit Europian, Shqipëria vijon ende të mbetet një nga popullsitë më të reja, (e 6) teksa mesorja e Bashkimit Europian, që ndan popullsinë në dy grupe ishte 44.4 vjeç në 1 janar 2022.

Por, Shqipëria po plaket me ritme më të shpejta sesa mesatarja e Bashkimit Europian.

Sipas Eurostat, mosha mesore është rritur me 2.5 vjet (mesatarisht me 0.25 vjet në vit) nga 41.9 vjet në 2012 për Bashkimin Europian, ndërsa për Shqipërinë me 5 vite, sa dyfishimi i BE-së. Shtetet më të reja të Europës janë Kosova (30 vjeç për vitin 2020) dhe Turqia (32.8 vjeç, për vitin 2021).

Në dekadën e fundit, Shqipëria ka shënuar rritjen më të lartë të moshës mediane nga të gjitha shtetet e tjera të Europës.

I dyti pas nesh është Maqedonia e Veriut, që është plakur me 4.7 vite dhe Portugalia, me 4.7 vite.

Në vitin 1994, kur Eurostat raporton të dhënën e parë për Shqipërinë, gjysma e popullsisë ishte nën 27.6 vjeç ndërsa për Bashkimin Europian (të atëhershëm) mosha mesatare ishte 38.7 vjeç, me një diferencë prej 11.1 vitesh.

Skema e pensioneve në krizë

Kriza në skemën e pensioneve në Shqipëri është edhe më serioze nga ajo çfarë duket.

Teksa çdo vit subvencioni nga shteti rritet, raporti midis kontribuuesve dhe përfituesve po ulet me një ritëm shumë të shpejt.

Sipas Dokumentit të Politikave të Pensioneve, të hartuar nga qeveria, në vitin 2030 do të ketë po aq individë që paguajnë kontribute, sa edhe pensionistë. Por problemi real është se çfarë ndodh më pas. Ndërkohë 52 vjet më vonë, për 10 pensionistë paguajnë kontribute 11,5 persona.

Aktualisht buxheti inancon skemën e pensioneve të ISSH-së në masën 350 milionë euro ose gati 40 miliardë lekë.

Çdo vit, ekonomia shqiptare humbet thuajse 2% të PBB-së, për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve.

Bazuar në këto problematika që nuk janë vetëm shqiptare, skema e pensioneve konsiderohet një nga rreziqet e ekonomive botërore sot.

Por cilat janë masat që duhen marrë për t’iu përgjigjur problemeve emergjente të kësaj krize pensionesh?

Nëse shohim skemat e pensioneve që përdorin shtetet Perëndimore do të thotë se ka ende shpresë.

Përveç Shqipërisë dhe Serbisë, të gjitha vendet e tjera, përfshirë edhe ato fqinje, kanë ndërtuar kolonën e dytë dhe të tretë të pensioneve duke kaluar automatikisht në mbrojtjen dhe garantimin e pensioneve për qytetarët e tyre. Ose thënë më qartë, paguaj për të gjithë skemat kolona parë(sigurimet shoqërore), paguaj për vete kolona e dytë dhe e tretë.

Skema e pensioneve në Shqipëri ka aktualisht vetëm kolonën e parë (pension shtetëror) dhe kolonën e tretë(pension vullnetar).

Ndërkohë që vendet e zhvilluara, përfshi këtu një pjesë të rajonit të Ballkanit, e kanë zgjidhur problemin e pensioneve edhe me një kolonë të dytë, skemë pensioni nga punësimi, që nënkupton bashkëpunimin shtet-privat.

LEXO EDHE: Projektligji “Për fondet e pensionit privat”, nxitje për zhvillimin e tregut dhe pjesëmarrjen në fondet private/ Ndryshimet që priten gjatë 2023

Benefitet e “Kolonës së Dytë”

  • “Kolona e Dytë” ose pension nga punësimi, nuk ndryshon asgjë. Qytetarët do vazhdojnë të paguajnë njëlloj siç bëjnë edhe tani. Vetëm se në këtë rast 3% që i hiqet skemës shtetërore (21,4%) paguhet në 4 Fondet e Pensionit Privat që operojnë në Shqipëri.
  • “Kolona e Dytë” ka efekt social pasi qytetarët do të kenë dy pensione ose rroga në moshën e lënies së punës. Një nga skema shtetërore dhe një nga ajo private. Pra, kjo përkthehet në nivele më të larta pensioni për çdo qytetar.
  • “Kolona e Dytë” ndihmon edhe luftën kundër evazionit pasi çdokush do të deklarojë pagën e plotë pasi do të kërkojë të marrë të plotë edhe 3%-in e skemës private. Shumë qytetarë do të duan të futen në skemë dhe kjo do të ulë automatikisht edhe “punësimin në të zezë”, siç e quajmë rëndom. Pra, ndihmon vendin ekonomisht dhe shtetin për të ulur informalitetin.
  • “Kolona e Dytë” ka efekt pozitiv për të gjithë shoqërinë pasi paratë tani janë investuar në obligacione shtetërore dhe nëse shteti shpenzon fitojmë të gjithë. Rritet besimi te shteti…

FONDI I PARË VULLNETAR/PRIVAT NË SHQIPËRI

Fondi i Pensioneve Vullnetar/Privat SIGAL është fondi i parë i këtij lloji në Shqipëri si dhe i pari momentalisht për nga madhësia e aseteve që menaxhon, rreth 21 milion € asete neto.

Qytetarët shqiptarë i kanë besuar ne menaxhimin e parave të tyre dhe planet e tyre të pensionit.  Kjo sepse SIGAL UNIQA është një emër i madh në vendin tonë dhe sepse UNIQA GROUP AUSTRIA është një emër i madh në europë me një background më shumë se 200 vjeçar.

Avantazhet e anëtarësimit në Fondin vullnetar/privat SIGAL:

  • Pagesa për pension privat mund të bëhet në baza mujore, tremujore, gjashtëmujore, dhe vjetore, direkt në llogarinë bankare të Fondit. Kontributi për pension mund të paguhet edhe si shumë e menjëherëshme.
  • Ju paguani sa të dëshironi! shuma minimale e kontributit fillon nga 1,000 lekë në muaj.
  • Kontributi është i ndryshueshëm. Ju mund ta rrisni ose zvogëloni kontributin përgjatë gjithë kohështrirjes së kontratës. Kjo do të thotë që çdo anëtar në rast se kontratën e ka firmosur shembull me 2,000 lekë në muaj, gjatë anëtarësimit këtë e ndryshon në varësi të gjendjes së tij financiare. Pra, mund të kontribuojë me 5,000 lekë ose mund të kontribuojë me 1,000 lekë, ky ndryshim bëhet pa ndryshuar kontratën, sepse kjo funksionon si një llogari e tij depozituese. Nuk përjashtohet mundësia e derdhjes së shumave të menjëherëshme gjatë kohës së anëtarësimit deri në momentin e mbushjes së moshës së pensionit.
  • Ofron përfitime në kushte më të favorshme moshe e vjetërsie në punë;
  • Ofron përfitime më të mëdha se skemat shtetërore;
  • Ka një sistem fiskal mjaft favorizues, ku:
  • Kontributi zbritet nga të ardhurat personale të tij për efekt tatimi;
  • Fitimi që realizohet nga investimi i aseteve nuk i nënshtrohet tatimit;
  • Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të një fondi pensioni, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit;

Shembull: Në rast se mosha e anëtarit është deri në 50 vjeç kufiri maksimal për lehtësitë tatimore për kontributet vjetore është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200,000 lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit dhe në rast se anëtari është mbi 50 vjeç, kufiri maksimal për lehtësitë tatimore për kontributet vjetore, është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 250, 000 lekë dhe 25 për qind të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit;

Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij vlerësohen shpenzim operativ, i zbritshëm për qëllime të tatimit mbi fitimin, deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me 250, 000 lekë;

  • Transparencë në mënyrë të vazhdueshme siguron anëtarët e tij, duke i informuar në kohë reale për situatën e aseteve nëpërmjet:
  1. kontrolli 24 orë në llogaritë individuale të anëtarëve nëpërmjet faqes së internetit fondisigal.com.al
  2. njoftim me shkrim një herë në vit për gjendjen e aseteve neto të anëtareve dhe investimeve të tyre
  3. nëpërmjet publikimit në faqen e internetit të vlerës së kuotës së pensionit
  • Në rast sëmundjeje apo aksidenti gjatë kohës së anëtarësimit, ju përfitoni pension invaliditeti, të cilin e merrni pranë Fondit ku jeni anëtar deri në përfundim të aseteve në llogarinë tuaj.
  • Në rast humbjeje jete të personit që ka investuar, e gjithë shuma e mbetur e kontributeve, së bashku me interesat i kalon familjarëve të tij.

Sa më herët të fillojë paguani në një fond privat pensioni aq më i mirë është investimi dhe si rrjedhojë edhe përfitimi në moshën e pensionit.

Shembull:

Për 10 vjet kontribut me 5,000 lekë në muaj, anëtari përfiton një pension po për 10 vjet, me 8,200 lekë dhe fitimi nga investimi është 384,000 lekë, ndërsa për 25 vjet kontribut me 5,000 lekë në muaj, anëtari përfiton një pension po për 25 vjet 17,000 lekë, fitimi nga investimi është 2,580,000 lekë.

Norma e fitimit në shembull është e supozuar, fitimi është në bazë të investimit dhe llogatitet çdo vit.

Vitet kalojnë shpejt dhe për të patur qetësi financiare pasi të lini jetën profesionale duhet menduar për pensionin sa më herët.

Për çdo informacion shtesë, kontaktoni këshilltarët e Fondit SIGAL:

Tel: +35544511666

E-mail: [email protected]

Web:  www.fondisigal.com.al

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat