Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet që kanë pagat minimale më të ulëta në Europë.
Eurostat ka publikuar të dhënat e pagës minimale për shtetet e Europës që e zbatojnë atë, për tremujorin e dytë 2020.
Për Shqipërinë, paga minimale sipas tabelës së Eurostat është 209 euro, por që i referohet vitit 2020, kur ishte 25 mijë lekë. Nga 1 janari 2021, paga minimale është bërë 30 mijë lekë (245 euro), por edhe në këto nivele vijon të mbetet më e ulëta në Europë, se bashku me Kosovën.
Lexo edhe: Nga Australia te Luksemburgu, 10 shtetet me pagat më të larta në botë
Eurostat nuk publikon të dhënat për Kosovën, por të dhënat e Ministrisë së Financave të Kosovës bëjnë të ditur se aktualisht, paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, e cila nuk ka pësuar ndryshime që nga viti 2011.
Qeveria e Kosovës po shqyrton mundësin që paga minimale të bëhet 250 ose 300 euro.
Pas Shqipërisë dhe Kosovës, pagën më të ulët minimale e ka Bullgaria (312 euro), e ndjekur nga Mali i Zi (331), Maqedonia e veriut (342)
Nga 1 korriku i këtij viti, paga minimale në vend do të bëhet 32 mijë lekë (260 euro), duke mbetur sërish 16% më e ulët sesa e Bullgarisë 9 e dyta pas nesh me nivelin më të ulët të pagës minimale).
Europa
Sipas Eurostat, në 1 janar 2022, 21 nga 27 Shtetet Anëtare të BE-së kanë paga minimale kombëtare, duke bërë përjashtim për Danimarkën, Italinë, Qipron, Austrinë, Finlandën dhe Suedinë. Bazuar në nivelet e pagave në euro, 21 Shtete Anëtare mund të ndahen në tre grupe kryesore.
Paga minimale mujore nën 1 000 euro në 13 vende të BE-së, mbi 1 500 euro në 6 vende.
Në janar 2022, 13 shtete anëtare, të vendosura në lindje dhe jug të BE-së, kishin paga minimale* nën 1000 euro në muaj: Bullgaria (332 euro), Letonia (500 euro), Rumania (515 euro), Hungaria ( 542 euro), Kroacia (624 euro), Sllovakia (646 euro), Çekia (652 euro), Estonia (654 euro), Polonia (655 euro), Lituania (730 euro), Greqia (774 euro), Malta (792 euro ) dhe Portugalia (823 euro).
Në Slloveni (1 074 euro) dhe Spanjë (1 126 euro) pagat minimale varionin pak më shumë se 1 000 euro në muaj, ndërsa në gjashtë shtetet e mbetura anëtare, pagat minimale ishin mbi 1 500 euro në muaj: Franca (1 603 euro), Gjermania (1 621 euro), Belgjika (1 658 euro), Holanda (1 725 euro), Irlanda (1 775 euro) dhe Luksemburgu (2 257 euro).
( Paga minimale (Euro), Shqipëria janar 2021, të tjerat 3 mujori i dytë 2020 )
/Monitor