Qyteti bregdetar i Sarandës është zgjuar nga një shpërtim i fuqishëm me tritol.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 05:54 në bulevardin kryesor të qytetit. Mësohet se tritoli i është vendosur një hoteli, në pronësi të shtetasit Sprio Çabiri.
Dyshohet se lënda eksplozive ka qenë disa kilogram, pasi nga shpërthimi është shembur hoteli, si dhe janë dëmtuar disa biznese rreth saj.
Nga të dhënat paraprake rezulton se prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proces gjyqësor për pronësinë e këtij hoteli. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve.
Shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar panik te qytetarët. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.