Një godinë 3-katëshe është përfshirë nga zjarri në zonën e Institutit, në Kamëz.
Shkak mendohet të ketë qenë shpërthimi i një bombule gazi
Raportohet se ndërtesa ka marrë pjesë në katin e fundit, dhe e gjithë çatia është përfshirë nga flakët.
Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
“Më datë 30.05.2022, në Institut, si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në katin e fundit të një banese tre katëshe dhe ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.
E dini që në Shqipëri çdo vit digjen me qindra e mijëra banesa e biznese?
Asnjë nga ne nuk e ka fuqinë të parandalojë katastrofat. Por ne kemi një gjë tjetër në dorë.
Të sigurojmë shtëpinë, biznesin apo çfarëdo pasuri që kemi në mënyrë që kur të ndodhin zjarre, tërmete përmbytje etj të mund të parandalojmë dëmin financiar që shkaktojnë ngjarje të tilla.
Po sa kushton sigurimi i pronës?
Çmimi i sigurimit të pronës është i përballueshëm për këdo.
Për vetëm 1 euro për m/2 ju siguroni shtëpinë nga shumë rreziqe.
Nëse ju keni një shtëpi 65m2, ju do të paguani 65 euro në vit për sigurimin e saj, dhe në rast se ju dëmtohet nga tërmeti, nëse ju shpërthejnë tubacionet apo larg qoftë shpërthen ndonjë bombul dhe ju bën hatanë, atëherë SIGAL UNIQA Group Austria, do t’ju dëmshpërblejë për të gjitha dëmet.
Mos harroni! SIGAL UNIQA Group Austria vjen me lehtësira të tjera për klientët e saj. Siguracionin që ju nevojitet tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe. Mjafton vetëm një celular apo një laptop, hyni në www.sigal.com.al dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e shëndetit apo pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg. Kjo ju kursen mund, kohë, dhe para.
Siguracioni është personaliteti financiar i secilit prej nesh. Sigurohu tani përpara se të jetë tepër vonë.
Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria.