Tregu slloven i sigurimeve arriti 2.79 miliardë euro prime të shkruara gjatë vitit 2022. Me një rritje prej 7% krahasuar me një vit më parë, sipas Shoqatës Sllovene të Sigurimeve.
Primet e shkruara në Sigurimet e Jetës u rritën arritën në 770 milionë euro, ndërsa segmenti i sigurimit të jo-jetës arriti në 2.02 miliardë euro.
Sa i përket dëmeve të paguara, vlera e përgjithshme ishte 1,81 miliardë euro, nga të cilat rreth 511,12 milionë euro dëmshpërblime në Sigurimet e Jetës, 626,6 milionë euro pagesa në sigurimet shëndetësore, 413,6 milionë euro pagesa për sigurimet motorike dhe rreth 150 milionë euro në Sigurimet e Pronës, përcjell sigurime.online.
Sa i përket ndarjes së tregut, siguruesit më të mëdhenj në Slloveni janë Zavarovalnica TRIGLAV me 28% (783 milionë euro), e ndjekur nga Generali Zavarovalnica (17.3%, 484.7 milionë euro) dhe Zavarovalnica Sava (16.55%, 463 milionë euro).
Sipas këtyre shifrave, Sllovenia rezulton shteti në rajon me mesataren më të lartë në sigurime, mbi 1322 euro për frymë.
Shifra këto shumë larg asaj që janë raportuar në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri për të njëjtin vit.
Në bazë të raporteve nga AMF, BQK dhe ASO për vitin 2022, shpenzimet për frymë për Sigurimet Jo-Jetë dhe Jetë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ishin si më poshtë:
SHQIPËRIA
Popullsia – 2,793,592 banorë
Shpenzimi për sigurime Jo-Jetë – 60,2 Euro për frymë (Prime të shkruara 168,245,579.77 Euro)
Shpenzimi për Sigurime Jetë – 5,2 Euro për frymë (Prime të shkruara 14,694 Milionë Euro)
KOSOVA
Popullsia – 1,773,971 banorë
Shpenzimi për sigurime Jo-Jetë – 63,5 Euro për frymë (Prime të shkruara 127,720,528 Euro)
Shpenzimi për Sigurime Jetë – 3,5 Euro për frymë (Prime të shkruara 6,377,336 Euro)
MAQEDONIA E VERIUT
Popullsia – 2,097,319 banorë
Shpenzimi për sigurime Jo-Jetë – 82,5 Euro për frymë (Prime të shkruara 127,720,528 Euro)
Shpenzimi për Sigurime Jetë – 17,7 Euro për frymë (Prime të shkruara 6,377,336 Euro)