Sigurimi Shëndetësor apelon për rëndësinë e sigurimit shëndetësor, i cili konsiderohet si një investim i domosdoshëm për shëndetin dhe sigurinë e familjes.
“Në një kohë kur kostot e kujdesit shëndetësor po rriten ndjeshëm, sigurimi shëndetësor nuk është vetëm një opsion, është një mjet i domosdoshëm për mbrojtje dhe qetësi mendore”, thotë Shoqata përmes një postimi zyrtar në rrjetet e saj sociale.
Përfitimet kryesore përfshijnë mbrojtje financiare, duke mbuluar shpenzimet e papritura mjekësore dhe shmangur barrën e trajtimeve të shtrenjta, akses të shpejtë në shërbime cilësore duke ofruar mundësi për të zgjedhur specialistët më të mirë dhe për të marrë trajtim pa vonesa, parandalim dhe kujdes të vazhdueshëm me kontrolle rutinë dhe programe preventive për të ruajtur shëndetin afatgjatë, qetësi mendore duke ditur se ju dhe familja jeni të mbrojtur nga shpenzimet e paparashikuara, si dhe fleksibilitet dhe personalizim të planeve sipas nevojave tuaja.
Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë inkurajon çdo qytetar të informohet, të vlerësojë nevojat e veta dhe të zgjedhë një plan sigurimi shëndetësor që garanton mbrojtje reale për të gjithë. Investoni sot në shëndetin tuaj, sepse shëndeti nuk pret.
SIGAL dhe SIGURIMI SHENDETESOR
Sipas raportit zyrtar të AMF, për periudhën janar-dhjetor 2025, për dëmet e paguara në sigurimet e sëmundjeve nga shoqëritë e sigurimit të jojetës, SIGAL paguan 46.52% të totalit të të gjithë tregut.
Tregu paguan në total 659,843,000 Lekë dëme ose afërsisht 6.84 milionë euro.
Kompania SIGAL përgjatë vitit 2025 pagoi 306,595,000 Lekë ose 3.18 milionë euro.
SIGAL kishte përqindje të njëjtë të pagesës së dëmeve në sigurimet e sëmundjeve edhe një vit më parë, përgjatë vitit 2024.




