Numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Kenian prej rreth dy javësh është rritur në 188, njoftoi qeveria e vendit afrikan.
Në një deklaratë nga qeveria keniane thuhet po ashtu se 37 nga të vdekurit si rezultat i përmbytjeve janë fëmijë, ndërsa 90 persona rezultojnë të zhdukur.
Në deklaratë thuhet se më shumë se 165 mijë njerëz në gjithë vendin janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të reshjeve të dendura të vazhdueshme dhe përmbytjeve.
Përveç Kenias, vendet e Afrikës Lindore si Tanzania, Burundi dhe Republika Demokratike e Kongos janë gjithashtu të prekura negativisht nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur.
Po Shqipëria, a është gati për t’u përballur me rreziqet që vijnë nga ndryshimet klimatike? Cilat janë masat që mund të merren për të zbutur efektet?
Një studimi i mëparshëm Bankës Botërore e rendit Shqipërinë në 10 vendet më të ekspozuara ekonomikisht nga risku i shumëfishtë i katastrofave natyrore, me gati 90% të PBB të ekspozuar në risk nga katastrofat natyrore.
4 mijë katastrofa natyrore në Shqipëri në 150 vitet e fundit
Sipas raportit 2018, të FAO ( Food and Agriculture Organization, të Kombeve të Bashkuara) në Shqipëri në 150 vitet e fundit kanë ndodhur 4000 katastrofa natyrore. Vetëm në 20 vitet e fundit nga përmbytjet e mëdha është shpallur tre herë gjendja e “Katastrofës Natyrore”.
Sigurimi ruan pasurinë dhe ul riskun financiar
Shumë katastrofa nuk mund të shmangen, veçanërisht katastrofat natyrore, gjithsesi efektet e tyre ekonomike dhe sociale mund të zbuten nëpërmjet një manaxhimi të mirë dhe parandalimi.
Sigurimi i Pronës ndikon në jetën e gjithkujt dhe në gjithë ekonominë e vendit.
Ky sigurim sjell përfitime të shumta për familjet, bizneset dhe qeverinë.
Në rastin e familjeve: Aksesi për një sigurim të përballueshëm në rast fatkeqësish natyrore do të shërbejë si një rrjet i rëndësishëm financiar siguracioni që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre dhe të evitojnë shkatërrimin financiar.
Në rastin e bizneseve: Aksesi për sigurim ndaj fatkeqësive natyrore do të reduktojë ndikimin e padëshirueshëm të rreziqeve natyrore në fitimet e tyre duke reduktuar në këtë mënyrë koston e huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve të biznesit.
Në rastin e qeverisë, sigurimi i pronës do të ndihmojë në reduktimin e detyrimeve të mundshme financiare që lindin si rezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve natyrore. Do të mundësojë akses ndaj likuiditeteve të menjëhershme pas rasteve të fatkeqësive. Do të ndihmojë të zbusë ndikimet e padëshiruara nga rreziqet natyrore në stabilitetin fiskal dhe rritjen ekonomike.
Po makinën, kush na i mbron edhe nga fatkeqësitë natyrore?
Nuk mund të mohohet fakti se automjetet janë një nga pasuritë më të çmuara për ne.
Prandaj, sa herë ka fatkeqësi natyrore si tërmetet, përmbytjet, stuhitë dhe të tjera, bëhet e domosdoshme të sigurohemi që makinat tona dhe sendet e tjera të jenë të sigurta.
Ashtu si banesa apo biznesi, edhe makina mund të dëmtohet, madje edhe mund të shkatërrohen fare, në fatkeqësi natyrore. Ndaj, këshillohet të ndërmerrni hapa paraprakisht për sigurimin e saj, në mënyrë që të mos keni nevojë të paguani për dëmet nga xhepi.
Nëse jeni duke kërkuar për një sigurim të duhur për makinën, Sigurimi KASKO është zgjidhja e duhur.
Nëse do ta shijoni automjetin tuaj pa e vrarë mendjen nëse mund të ndodhë diçka, sa do të të kushtojë dhe të jesh gjithmonë, atëherë zgjidhni KASKO nga SIGAL UNIQA.
Llogarit dhe porosit online KËTU
KTHEJINI DIELLIN JETËS SUAJ DUKE U SIGURUAR
Merrni një ofertë duke shkruar tani në:
Whatsapp: 068 60 62 829
E-mail: [email protected]
LEXO EDHE: Si po e sëmurin botën ndryshimet klimatike