Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në aksin Tiranë-Elbasan, pranë TEG-ut.
Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë 1 person dhe është plagosur një tjetër.
Sipas informacioneve paraprake në aksident është përfshirë një automjet me targa diplomatike, pjesë e Ambasadës ruse në Tiranë.
Si pasojë e aksidentit mësohet se ka ndërruar jetë shoqëruesi i ambasadorit rus të akredituar në Tiranë, si edhe është plagosur drejtuesi i automjetit.