Tre persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve nga shkatërrimi i digës Nova Kakhovka në Ukrainën jugore.
Mediet e huaja raportojnë se këto janë janë vdekjet e para të konfirmuara nga përmbytja. Më herët presidenti Volodymyr Zelensky shprehu frikën për jetët e ukrainasve në zonat e goditura nga fatkeqësia.
Shkatërrimi i digës pranë vijës së frontit në Ukrainë ka përmbytur dhjetëra fshatra dhe pjesë të një qyteti aty pranë, duke shkaktuar frikë për një fatkeqësi humanitare. Zyrtarët kanë thënë se mijëra do të duhet të largohen nga shtëpitë e tyre dhe shumë prej tyre tashmë po e bëjnë këtë pa ndihmë.