13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShkaqet - Përparon 30 metra çdo vit/ Pse deti po 'pushton' tokën

Shkaqet – Përparon 30 metra çdo vit/ Pse deti po ‘pushton’ tokën

Deti po gllabëron qindra metra tokë.

Studimi më i fundit për gjirin e Divjakës i prezantuar në Akademinë e Shkencave ngre alarmin se si ka ndryshuar vija bregdetare për shkak të faktorëve natyrorë dhe humanë.

“Pushtimi i tokës nga deti është mesatarisht 30 metra në vit pra kjo tregon që po të shumëzohen për 120 vjet e imagjinojmë se çfarë shifre arrihet domethënë se dhe ritmi i ndryshimit të vijës bregdetare është tepër i madh, kjo do të thotë që aty vija bregdetare është tërhequr në një pjesë të saj, po ashtu sikurse në dy pjesët anësore ka avancuar deti në drejtim të tokës”, tha dr. Ethem Bejko, studiues nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.

Për herë të parë, ky studim vërteton se lëvizjet tektonike janë ndër shkaktarët kryesorë të pushtimit të tokës nga deti, apo të tërheqjes së ujërave. Por jo vetëm, shqetësim mbeten edhe ndërhyrjet e njerëzve për të rritur të ardhurat, me shtimin e ndërtesave turistike pranë vijës bregdetare.

“Tërmeti i 26 nëntorit pati një impakt të madh në ndryshimet tektonike në vektorin e shpejtimit të largësive të pikave gjeodezike, rreth 6 herë më i madh se sa në periudha të tjera para dhe pas tërmetit, ndikojnë direkt në dinamikën e vijës bregdetare”, tha prof. asoc. Rrapo Ormeni, sizimiolog.

“Shfrytëzimi i lumenjve për shembull, ndërtimi i digave, ndërtimi i hidrocentraleve rrisin në  një farë mënyre atë regjimin natyror të vetë zonës dhe të vetë natyrës”, shtoi Bejko.

Kjo dukuri natyrore nuk shfaqet vetëm në Divjakë, por edhe në zona të tjera bregdetare, ndaj ekspertët kërkojnë zgjerimin e studimeve për të zbuluar parametrat e saktë të dinamikës së vijës bregdetare në të gjithë vendin, në mënyrë që të parandalohen dëmet.

“Në gjirin e Lalzit dhe aty ka efekt avancimit të detit drejt tokës ku ka objekte banimi. Në zonën e Semanit kemi bunker të cilët janë në brendësi të detit. Kemi pisha të cilat janë të rrëzuara brenda në det. Ky është një alarm që duhet ngritur me sensin e mirë për t’i paraprirë këtij fenomeni natyror për të mos u ndodhur pastaj në një fakt të kryer, kur deti mund të na vijë tek shtëpia, tek porta”, tregon Bejko.

“Zonat të cilat kanë një risk të lartë për efekt të kësaj dinamike duhet të jemi të kujdesshëm dhe të rezervuar në investime. Duke i parashikuar me studime ke mundësi që ndërtimet ti bësh që ti rezistojnë këtyre fenomeneve ose të zhvendosen aty ku rrezikshmëria nga këto fenomene të jetë më e vogël”, u shpreh sizmologu, Ormeni.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat