18.5 C
Tirana
Friday, April 3, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Shkaktova aksident dhe jam në frikë se do të më drejtoheni me...

“Shkaktova aksident dhe jam në frikë se do të më drejtoheni me regres”, sqarimi ligjor për rastin

Një qytetar i shkroi faqes Sigurime.Online një shqetësim.

Sipas tij, muajin e shkuar, pasi e kishte zënë gjumi në timon kishte goditur mjetin përpara.

Në procesverbalin e aksidentit ishte dokumentuar fajësia e tij.

Qytetari kishte firmosur dhe e kishte pranuar fajësinë, dëmin material te mjeti përballë e kishte mbuluar kompania e tij e sigurimeve përmes siguracionit TPL.

Gjithçka në rregull.

Pak ditë pas aksidentit, diku kishte dëgjuar shkarazi një informacion të paplotë dhe e kishte keqkuptuar: se çdo dëm që kompania e sigurimeve paguan te palët e treta dhe që u është shkaktuar nga i siguruari me TPL, i kërkohet mbrapsht si vlerë monetare të siguruarit shkaktar.

Si qëndron e vërteta?

Qytetari në fjalë, nëse në procesverbal, përveç shkeljeve të dispozitave të Kodit Rrugor, që shkaktuan aksidentin automobilistik, MUND TË QËNDROJË I QETË nëse nuk ka qenë në kushtet e parashikuara nga neni 23 i ligjit 32/2021 për sigurimin e detyrueshëm të transportit rrugor, :

  1. as në drejtim mjeti në mospërputhje me qëllimin e përcaktuar
  2. as me leje të pavlefshme të drejtimit të mjetit motorik, apo të papërputhur me kategorinë apo tipin e mjetit
  3. as me leje të pezulluar të drejtimit, apo me ndalim drejtimi të tipit apo kategorisë së mjetit
  4. as nën ndikimin e alkoolit mbi kufirin e lejuar, nën ndikimin e lëndëve narkotike apo psikoaktive
  5. as në kushtet e shkaktimit të qëllimshëm të dëmit
  6. as në kushtet e mungesës së certifikimit të kushteve teknike të automjetit

Ndaj tij nuk do të shkojë kurrë një kërkesë për të kthyer mbrapsht vlerën e dëmit që kompania siguruese u ka paguar palëve të treta të dëmtuara.

Vetëm në 6 rastet e listuara më sipër, sipas pikës 3 të nenit 23 të ligjit për sigurimin e detyrueshëm në transportin rrugor, shoqëria e sigurimit, nëse ka paguar dëmet te pala e
dëmtuar, ka të drejtë të rimbursojë të gjithë masën e paguar për dëmet, interesat dhe shpenzimet nga personi përgjegjës për dëmet.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat