14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShiu dhe bora i lenë vendin ngricave/ Probleme me qarkullimin dhe energjinë...

Shiu dhe bora i lenë vendin ngricave/ Probleme me qarkullimin dhe energjinë në disa zona

Reshjet e dëborës e të shiut, ua kanë lënë vendin ngricave në Shqipëri.

Në Qarkun e Dibrës termometri ka shënuar -7° në qytetin e Peshkopisë, ndërsa në Kalanë e Dodës -13°.

Akset Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës, Ura e Çerenecit-Librazhd i kalohen vetëm me zinxhirë.

Në Qarkun e Shkodrës janë të bllokuara rrugët Bogë-Qafë Thore dhe Fushë Arrëz- Iballë. Në Mirditë në njësitë administrative Kaçinar qarkullohet vetëm me zinxhirë.

Probleme me ngricat janë shfaqur edhe në Rrugën e kombit, ku në disa segmente kalimi i automjeteve bëhet me vështirësi.

Reshjet e borës janë pasuar me ulje të ndjeshme të temperaturave edhe në juglindje të vendit. Në Dardhë trashësia e borës arriti deri në 50 cm.

Akset nacionale janë të hapura. Ndërsa aksi Korçë-Dardhë qarkullohet vetëm me zinxhirë.

Autoriteti Rrugor njofton se makinat borëpastruese janë në terren për të mundësuar kalimin pa probleme të automjeteve.

LEXO EDHE: Top News: Me KASKO dhe “AutoSOS” nga SIGAL UNIQA, makina juaj e mbrojtur në Shqipëri dhe Europë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat