Shitjet me pakicë në Shtetet e Bashkuara u rritën me 8.5% gjatë sezonit të pushimeve nga 1 Nëntori më 24 Dhjetor këtë vit, nxitur nga fuqizimi i shitjeve në rrjet, sipas raportit të Mastercard.
Shitjet në rrjet në SHBA u rritën me 11% në sezonin e blerjeve gjatë pushimeve të këtij viti, sipas raportit “SpendingPulse” të Mastercard, duke vënë në dukje përsëri rolin e pandemisë së Covid-19 në zhvendosjen e klientëve nga dyqanet fizikë, në faqe në internet.
Konsumatorët i janë drejtuar edhe dyqaneve fizikë prej shqetësimeve të problemeve me furnizimin për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19, ç’ka i coi shitjet në dyqanet fizike në rritje me 8.1%, krahasuar me vitin 2020, sipas raportit.
“Blerësit kanë bërë shpenzimet e tyre përpara kulmit të sezonit, ndërkohë që lajmet mbi problemet tek zinxhiri i furnizimit i kanë dërguara ata me nxitim në dyqane”, thekson Mastercard.
Shitjet në rrjet gjatë pushimeve zinin 20.9% tëtotalit këtë vit, sipas të dhënave, që vënë në dukje se sektori vazhdon të rritet ndërkohë që konsumatorëve u pëlqen thjeshtësia e kërkimit në internet dhe blerjet nga shtëpia.
Segmente si bizhuteritë dhe pajisjet elektronike vazhduan të regjistrojnë rritje, me 32% dhe 16.2% në mënyrë respektive, nga nivelet e vitit 2020.
Lexo edhe: Vetëm një klik larg, siguracionet që mund të blihen online në SIGAL UNIQA