Në 5 muajt e parë të vitit 2023, në vendin tonë janë regjistruar 26 855 makina, duke e çuar numrin e përgjithshëm të mjeteve aktivë. në 820,833.
Kërkesa për të marrë makina këtë periudhë është rritur gradualisht, pasi individët dhe bizneset në vend kanë parë një stabilizim të tregut të karburanteve, por edhe të inflacionit në përgjithësi.
80% e makinave të blera janë porositur nga individët, të ardhura këto nga Italia, Gjermania e Zvicra e Koreja e Jugut.
Nëse shohim prirjen e tregut, makinat elektrike ende nuk po njohin rritje masive dhe kjo lidhet me çmimet dhe infrastrukturën në vend. Nga janari deri në maj në rrugë kanë hyrë vetëm 590 të tilla, ose 2.2% e totalit.
Bazuar në regjistrin e DPSHTRR-së dhe statistikave të popullsisë, del se në Shqipëri sot ka 1 makinë për 3.4 banorë.
LEXO EDHE: FOTO/ Toyota C-HR, një mrekulli e teknologjisë hybrid