13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreShifra rekord aksidentesh, si të shijojmë rrugën pa u shqetësuar

Shifra rekord aksidentesh, si të shijojmë rrugën pa u shqetësuar

Përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të makinës, përdorimi i alkoolit dhe substancave të ndryshme narkotike, pakujdesia, mungesa e vëmendjes, drejtimi i makinës në mënyrë të rrezikshme janë vetëm disa nga arsyet kryesore që kontribuojnë në aksidentet rrugore.

Numri i aksidenteve dhe fataliteteve si pasojë e tyre u rrit në 7 muajt e parë e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020-s në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, në harkun e muajve janar-korrik, humbën jetën 118 persona nga 88 në të njëjtën periudhë të vitit paraardhës duke u rritur me 34%.

Në rritje vijoi edhe numri i personave të aksidentuar, ku sipas INSTAT në 7-mujorin e parë u aksidentuan 1,050 qytetarë nga 824 në të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 25–34 vjeç, duke zënë 27,2% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 20,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në shtatëmujorin e parë të 2021, aksidentet rrugore, në 15,7% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Numri i më i madh i aksidenteve ka ndodhur në Tiranë, me gati 40% të aksidenteve në rang vendi, ndërsa pas saj renditet Lezha.

Shkaqet e aksidenteve rrugore janë komplekse, por ato varen gjerësisht mbi karakteristikat e shoferëve.

Niveli i aftësive, mungesa e përvojës në drejtimin e makinës, dhe sjelljet e rrezikshme gjatë drejtimit të makinës janë ndër faktorët kryesorë të cilësuar veçanërisht për shoferët e rinj krahasuar me moshat e tjera të shoferëve.

Raportimet e Policisë së Shtetit theksojnë gjithshtu gjithnjë edhe më shpesh dhe në norma të frikshme tejkalimin e kufijve të shpejtësisë, pakujdesinë e përgjithshme në timon, dhe shkeljen e sinjalistikës rrugore dhe të rregullave të trafikut rrugor. Për më tepër, këto faktorë kontribues në aksidentet rrugore ndikohen gjithashtu edhe nga gjinia e shoferëve.

Vihet re se, shoferët e rinj meshkuj ka më shumë të ngjarë sesa shoferet e reja femra që të përfshihen në përpasje si pasojë e shkaqeve të lidhura me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar në timon dhe konsumimin e alkoolit dhe të substancave të ndryshme narkotike.

Në kontrast me shoferët e rinj, vihet re se, për aksidentet midis shoferëve më të mëdhenj në moshë shpesh përfshihen gabime në kryqëzime, në marrjen e kthesave, gabimet në respektimin e shenjave dhe të sinjaleve, nuk arrijnë të shikojnë objektet dhe gabime në ndryshimin e korsive. Studimet tregojnë se gabimet tek këto mosha vijnë si rezultat i rënies së aftësisë pamore dhe konjitive.

Kushtet mjekësore, të tilla si sëmundjet në zemër dhe në tru, si edhe përdorimi i medikamenteve psikoaktive lidhen më tej me rritjen e rreziqeve për aksidente rrugore pasi ato mund të cënojnë direkt aftësitë e tyre për drejtimin e makinës dhe duke rritur kështu shanset e tyre ndaj aksidenteve rrugore.

Nëse do të shikojmë në botë, sipas statistikave më të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) (qershor 2021), çdo vit rreth 1.3 milionë njerëz humbasin jetën si pasojë e aksidenteve rrugore.

Ndërmjet 20 dhe 50 milionë njerëz vuajnë nga dëmtime fatale, ku shumica mbeten me aftësi të kufizuara. Këto dëmtime si pasojë e akidenteve rrugore shkaktojnë humbje ekonomike të konsiderueshme për individët, familjet e tyre dhe vendin si një të tërë.

Këto humbje vijnë si pasojë e kostove të trajtimit, si edhe të humbjes së produktivitetit dhe për anëtarët e familjeve të tyre të cilët duhet të shkëputen nga shkolla apo nga puna për t’u kujdesur për këta anëtarë të familjes të cilët mund të jenë dëmtuar në një aksident rrugor.

Aksidentet rrugore i kushtojnë shumicës së vendeve 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Por lajmi i mirë është se aksidentet rrugore mund të parandalohen. Të gjithë aktorët publik të lidhur me sigurinë rrugore duhet të ndërmarrin veprime konkrete për zgjidhjen urgjente të çështjeve të sigurisë rrugore, duke përfshirë të gjithë aktorët: transportin, policinë, shëndetin, edukimin, dhe të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës (këmbësorët, biçikletat, motorrët etj).

Përse duhet të sigurohemi?

Do thoni ju, ishalla nuk e kemi kismet, por s’kemi ç’bëjmë.

Jo jo, kemi çfarë të bëjmë. Sigurojeni makinën me Kasko dhe s’ke pse të shqetësohesh për shpenzimet në rast se të dëmtohet.

Kushdo mund të thotë “po ne e kemi një siguracion për makinën”.

Po, por të gjithë ne kemi siguracionin që na kërkon polici dhe jo atë që mbron makinën tonë.

Ku është ndryshimi?

Ndryshimi është i madh, sepse Siguracioni që na kërkon polici është ai që quhet Sigurimi TPL, i cili mbulon dëmet që ti si shkaktar aksidenti i shkakton një personi ose makine tjetër.

Ndërsa sigurimi KASKO mbulon dëmet që i shkaktohen makinës tuaj jeni apo nuk jeni ju shkaktar i aksidentit.Por jo vetëm kaq. Sigurimi Kasko ju mbulon financiarisht edhe nëse makina juaj dëmtohet në parkim, dëmtohet nga zjarri, rrufeja ose shpërthimi, edhe nëse dëmtohet nga fatkeqësitë natyrore apo nga dëmtimet aksidentale.

Prisni se nuk mbaron me kaq.

Sigurimi KASKO ju mbulon edhe nëse makinës tuaj i vidhet ndonje pjesë ose jua vjedhin plotësisht.

Pra e thënë më shkurt, nëse bëni sigurimin KASKO ju do të flini të qetë sepse makina juaj është e siguruar për çdo ngjarje që mund të ndodhë.

Pyetja që të gjithëve mund t’ju lindë tani është: Po sa kushton sigurimi Kasko?

Çmimi varet nga vlera e automjetit tuaj dhe nga mbulimet që doni të siguroni. Psh nëse doni ta siguroni vetëm nga dëmtimet në parkim dhe vjedhja, ose nga dëmet aksidentale dhe vjedhja e pjesëve ose mund ti doni të gjitha mbulimet.

Ekspertët e marrjes në sigurim të SIGAL do t’ju keshillojnë mbi mbulimet e nevojshme për makinën tuaj me qëllim që të jetë e siguruar për rreziqet potenciale dhe ju të paguani një çmim të përballueshëm për sigurimin.

Mbrojeni makinën tuaj duke blerë siguracionin KASKO tek SIGAL UNIQA Group Austria.

–   Bli Sigurimin TPL & përfito: 1) Minikasko OSE 2) Pension Privat OSE 3) 10% zbritje

–   Bli Sigurimin KASKO & përfito falas sistemin GPS

Ku mund ta blini sigurimin KASKO?

Ku tjetër përveçse tek SIGAL UNIQA Group Austria. Ju mund të shkoni në çdo pikë shitjeje të SIGAL UNIQA në çdo qytet të Shqipërisë ose mund ta blini fare lehtë online në faqen tonë zyrtare:  https://sigal.com.al/merr-cmim

Ose, merrni një ofertë tani në:  WhatsApp: 068 60 62 829

Mos u shqetësoni, shijoni rrugën! Për të tjerat mendon SIGAL UNIQA.

Nëse dëshiron të sigurohesh, ka vetëm 1 emër: SIGAL UNIQA Group Austria.

 

 

 

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat