Deri në mbrëmjen e 25 dhjetorit në Shqipëri kanë hyrë më shumë se 10 milionë shtetas të huaj.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet postimi të një videoje në rrjetet sociale.
“LAJM I BUKUR! Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 10.000.000 i turistëve të huaj në Shqipëri; një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë! GËZUAR! 10 011 500 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri mbrëmë”, shkruan Rama.
Në këtë mënyrë viti 2023 do të shënohet si viti rekord i turizmit për vendin tonë.
Kujtojme se gjatë gjithë vitit 2022 numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri arriti afërsisht në 7,5 milionë.
Synimi i qeverisë është që sezoni turistik të zgjatet përtej 3-mujorit dhe të kthehet në turizëm gjithëvjetor.