5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShi, stuhi dhe... / Parashikimi i motit, sa shkojnë sot temperaturat

Shi, stuhi dhe… / Parashikimi i motit, sa shkojnë sot temperaturat

Ditën e sotme, Shqipëria do të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike me mbizotërim të motit të vranët, por nuk do të mungojnë intervalet e herëpashershme me diell.

Reshjet e shiut nisin prej mesnatës me intensitet të ulët deri mesatar me shtrëngata e stuhi afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike në pothuajse të gjithë vendin.

Më pas reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra lokale.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim 1-8m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 3-4ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • në zona malore 6 deri 14°C
  • në zona e ulëta 7 deri20 °C
  • në zona bregdetare 9 deri 20°C
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat