Sipas MeteoAlb, si pasojë e kalimit të një sistemi frontal nga Jugperëndimi i Europës drejt Ballkanit do të sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të vranësirave të cilat herë pas-here do të gjenerojnë reshje shiu si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.
Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Në Alpe pritet stuhi bore ndërsa në relievet malore verilindje – juglindje priten reshje bore me intensitet të ulët në lartësitë mbi 1000 m, deri në mesatar në majat e maleve.