Shtëpi nën ujë, rrugë të përmbytura, e ura të dëmtuara.
Këto janë pasojat që shkaktoi moti i keq që përfshiu vendin të mërkurën.
Më problematike situata ishte në qarkun e Lezhës.
Dalja e lumit Zmejë në Rrëshën i gjeti të papërgatitur këta banorë të cilët u zgjuan me shtëpitë plot ujë.
Prezencë uji pati edhe në banesat e fshatit Tarazh ndërsa inertet dëmtuan e zhvendosën urën që lidh disa zona.
Kryetari i bashkisë Mirëditë i cilësoi të konsiderueshme dëmet dhe kërkoi ndihmën e qeverisë për riparimin e tyre.
Në aksin Milot – Burel pati rënie gurësh e dherash.
Nga inertet u shkaktuan probleme në rrugët Skuraj–Ulëz si dhe akset më në very Bogë–Theth, Hani i Hotit-Tamarë, Dushaj–Lekbibaj, Kukës–Shishtavec, Bajram Curri–Valbonë, Vau Dejes–Pukë–Kukës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se të gjitha akset janë të kalueshme dhe në terren gjenden grupet e punës së mirëmbajtjes të cilët janë duke bërë pastrimin e akseve.
Në Durrës disa rrugë të brendshme të qytetit përfunduan nën ujë.
Vështirësi në qarkullim e lëvizjen e këmbësorëve pati më së tepërmi në lagjen nr1, 13, në Spitall e Currila.
Për shkak të motit të keq u ndalua dalja në det e mjeteve të vogla lundruese.
E njëjtë situata ishte edhe në Vlorë.
Sigurimi i Shtëpisë duhet të jetë prioriteti ynë
Në jetë duam tu japim prioritet gjërave më të rëndësishme: familjes, shëndetit dhe shtëpisë ku jetojmë.
Të gjithë e dimë që jeta ndonjëhere sjell të papritura e rreziqe që mund të dëmtojnë pronën tonë ndaj sigurimi i shtëpisë është një domosdoshmëri.
Çfarë mbulon Sigurimi i Shtëpisë?
Në rastin e sigurimit të shtëpisë tek SIGAL UNIQA, ju do të keni mundësinë të zgjidhni mes disa opsioneve të ndryshme, siç janë: sigurimi kundër zjarrit apo dëmeve të tjera si pasojë e kushteve atmosferike.
- Zjarrit
- Rrufesë
- Eksplozionit
- Rënia e objekteve fluturuese nga lart, etj.
Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:
- Tërmeti
- Breshëri
- Përmbytja
- Stuhia, etj.
Çmimi? Duke nisur nga 5,000 Lekë në vit
Pse të zgjidhni sigurimin e shtëpisë dhe apartamentit tek SIGAL UNIQA?
SIGAL UNIQA është kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe ofron një gamë të gjerë të produkteve të sigurimeve.
Për më tepër, SIGAL UNIQA ofron edhe shërbimin e asistencës 24 orë, që do t’ju ndihmojë në rastin e një emergjence në shtëpi. Kjo do t’ju japë një ndjenjë të sigurisë dhe do të reduktojë stresin në rastin e një situatë emergjente.
Mbroni investimin tuaj më të rëndësishëm. Siguroni shtëpinë, banesën, apartamentin tuaj tek SIGAL UNIQA.
Blijeni ONLINE në www.sigal.com.al ose në çdo zyrë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj.
Për çdo pyetje që mund të keni, shkruani në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829
LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës, sot më i rëndësishëm se kurrë/ AMF: SIGAL UNIQA, më e besuara nga shqiptarët