Të sëmurët kronikë në vendin tonë dominohen nga dy grup diagnozash që kanë përgjegjëse stilin e jetesës.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2020 gati gjysma e të sëmurëve kronikë që trajtohen me rimbursim vuanin nga hipertensioni dhe diabeti.
Bazuar në sistemin e recetës elektronike me rimbursim në vitin 2020, 11,5% e pacientëve kronikë janë trajtuar për diabet Mellitus dhe 36,1% e pacientëve kronik për Hipertension Arterial.
Sipas qarqeve, Durrësi ka përqindjen më të lartë të pacientëve kronik të trajtuar për Diabet Mellitus me 14,5%, ndërsa për Hipertension Arterial përqindjen më të lartë e ka qarku Kukës me 48,4%.
Anketat e INSTAT dhe Institutit të Shëndetit kanë gjetur se përhapja në masë e diabetit dhe hipertensionit vijnë si pasojë e sjelljeve të konsideruara me risk për shëndetin si: konsumimi i alkoolit, pirja e duhanit dhe jeta sedentare. Stili i jetesës ka ndikim të rëndësishëm në rritjen e jetëgjatësisë nëpërmjet parandalimit të shumë sëmundjeve kronike si: hipertensioni, yndyrnat në gjak dhe obeziteti etj.
Sipas studimit të fundit Demografik dhe Shëndetësor (2017/18), 5,0% e grave dhe 36,0% e burrave të moshës 15-49 vjeç ishin duhanpirës.
Të dhënat sipas qarqeve tregojnë se përqindja me e lartë e burrave 15-49 vjeç që pinë duhan është në qarkun Vlorë (44,9%) dhe përqindja më e ulët në qarkun Korçë (22,9%).
Ndërkohë përqindja më e lartë e grave që pinë duhan është në qarkun e Tiranës (7,2%) dhe përqindja më e ulët në qarkun e Kukësit (0,2%).
Sipas të njëjtit studim, më shumë se 1 në 4 gra (28%) dhe 6 në 10 burra (60%) të moshës 15-49 vjeç kanë konsumuar alkool në 12 muajt e fundit.
Përqindja më e lartë e burrave që konsumojnë alkool është në qarkun Fier (88,4%), Berat (87,1%) dhe Lezhë (67,3%) dhe përqindja më e ulët është në qarkun Dibër (28,2%) dhe Kukës (39,1%).
Përqindja e grave të moshës 15-49 vjeç që konsumojnë alkool është më e lartë në qarkun Berat (44,1%), Tiranë (40,7%) dhe Vlorë (36,8%).
Ndërkohë përqindja më e ulët është në qarkun Kukës (4,0%), Dibër (5,0%) dhe Shkodër (7,4%).
Aktiviteti fizik është një tjetër faktor me rëndësi të veçantë në shëndetin e njeriut. Rreth 1 në 10 burra dhe gra të moshës 15-49 vjeç përfshihen në aktivitet të rregullt fizik (5-7 ditë në javë).
Të dhënat për burrat tregojnë se qarqet me përqindje më të lartë që kryejnë aktivitet fizik janë Tiranë dhe Vlorë, përkatësisht 38,2% dhe 30,7%. Ndërkohë për gratë, qarqet me përqindjen më të lartë të këtij aktiviteti janë Tiranë dhe Elbasan, përkatësisht 28,1% dhe 24,7%.
LEXO EDHE: Më të mirët në treg/ Shëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s, rritje e dëmeve të paguara
Prej kohësh, SIGAL UNIQA ka sjell në treg shërbimin mjekësor dhe teknologjik më të avancuar: “TeleShëndet”.
“TeleShëndet është një aplikacion i cili ju mundëson të komunikoni 24/7 me mjekë të përgjithshëm për çdo ankesë që mund të keni.
Mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekët më të mirë duke shmangur rradhën nëpër spitale dhe frikën e infektimit si dhe duke evituar edhe shpenzimet monetare.
Por së fundmi, SIGAL UNIQA Group Austria zgjeron rrjetin e saj të bashkëpunimit.
Çdo njeri që blen Teleshëndet në SIGAL UNIQA, do të ketë këto përfitime në Klinikën Private “MultiMedical Center” në Tiranë.
- 1 Check up në vit: Gjak komplet, urinë komplet, glicemi esëll, kolesterol, SGPT, SGOT, Azotemi, Kreatinemi, EKG + vizitë, 1 echo me zgjedhje dhe interpretim analizash
- 35% zbritje për ekzaminime për ndjekjen e shtatëzanisë: Analizat e tremujorit të parë, të dytë dhe të tretë)
- 50% zbritje për ekzaminime dhe vizita të tjera mjekësore
- Vizitë okulistike falas
- Vizitë dentare falas dhe higjenizim me 60% zbritje
Por nuk mjafton me kaq. Çdokush që blen Teleshëndet do të ketë këto përfitime edhe në “Spitalin Memorial” në Fier, ku operojnë mjekët më të mirë shqiptarë dhe turq.
- 1 Check up në vit: Gjak komplet, urinë komplet, glicemi esëll, kolesterol, SGPT, SGOT, Azotemi, Kreatinemi, EKG + vizitë, 1 echo me zgjedhje dhe interpretim analizash
- Çmime me zbritje preferenciale për shërbimet mjekësore pranë këtij spitali
Sa kushton?
- Paketa Individuale kushton vetëm 5000 Lekë në vit
- Paketa Familjare kushton vetëm 10,000 Lekë në vit
Si shkarkohet dhe si mund të blihet?
Futuni në “PlayStore” apo “App Store”. Shkarkoni aplikacionin “Teleshëndet”. Bëni regjistrimin duke vendosur të dhënat tuaja dhe më pas mund të komunikoni me mjekët tanë, 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.
Mund ta blini edhe fizikisht në çdo degë të SIGAL UNIQA në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa e përdorni edhe jashtë Shqipërisë.
TeleShëndet, mere mjekun 24 orë me vete…
SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…