Rritja e vazhdueshme e kostove shëndetësore është një fakt me të cilin po përballen gjatë viteve të fundit thuajse të gjitha shtetet.
Inflacioni i lartë dhe rritja e kërkesës për shërbime, sidomos pas pandemisë COVID-19, duket se kanë shkaktuar probleme serioze sa i përket kostove të shërbimit dhe aksesin e pacientëve.
Sipas një studimi të “Deloitte”, 47% e ofruesve të kujdesit shëndetësor në mbarë botën thonë se aftësia e njerëzve për të përballuar kujdesin shëndetësor është përkeqësuar nga viti 2020 e më pas.
Rreth 3.3 miliardë njerëz jetojnë në vende që shpenzojnë më shumë për pagimin e borxhit sesa për kujdesin shëndetësor dhe arsimin.
Sipas analistëve të kërkimit, “për të adresuar kostot në rritje dhe për të përmirësuar aksesin e shërbimeve shëndetësore, qeveritë duhet të miratojnë zgjidhje inovative.”
Kostot mesatare të kujdesit shëndetësor për qytetar janë rritur që nga viti 2020 në shumicën e vendeve.
Shumë përpara në shpenzime është SHBA, e cila kishte shpenzimet më të larta shëndetësore për frymë me më shumë se 12,500$.
SHBA shpenzon shumë më tepër të PBB-së së saj (17%) për shëndetin se çdo vend tjetër.
Për shembull, Belgjika, Danimarka ose Finlanda shpenzojnë rreth 2% të PBB-së së tyre për kujdesin shëndetësor.