13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShëndet në Udhëtim, TeleShëndet, AutoSOS.../ SIGAL, miku më i mirë në udhëtimet...

Shëndet në Udhëtim, TeleShëndet, AutoSOS…/ SIGAL, miku më i mirë në udhëtimet tuaja jashtë Shqipërisë

Nëpër botë shumë pak gjëra janë falas, aq më shumë shëndetësia që kushton jo pak. Për këtë ju duhet siguracioni “Shëndet në Udhëtim”.

Siguracion do të thotë siguri, garanci, qëndrueshmëri dhe normalitet, në këtë rast për atë që çdo njeri e ka të shtrenjtë, Shëndetin.

Me një çmim mesatar prej 4 eurosh për një siguracion “shëndeti në udhëtim” në vendet europiane, për dy javë qëndrimi, ju mund të përfitoni mbulim të shpenzimeve në spitalet e shtetit pritës deri në 10 mijë euro.

Jurgert Prezja, zv.drejtor i Departamentit të Marrjes në Sigurim Shëndet dhe Aksidente pranë SIGAL UNIQA, ndan me ne çfarë do të thotë konkretisht të udhëtosh i sigurtë.

“I siguruari ynë udhëtoi në Kroaci për pushime dhe pësoi një aksident me makinë. U desh të qëndronte për më shumë se 15 ditë në spital dhe shpenzimet në reanimacion shkuan mbi 10,000 EURO, të cilat u mbuluan nga SIGAL.

“Një tjetër i siguruar udhëtoi në Turqi dhe atje humbi jetën për shkak të një arresti kardiak. Familja e tij e riatdhesoi trupin e te ndjerit nëpërmjet mbulimit të policës së tij “Shëndet në Udhëtim”.

LEXO EDHEAutomjet, pronë, shëndet, pension privat… Asnjë kompani si SIGAL UNIQA

Përveç Siguracionit “Shëndet në Udhëtim”, SIGAL UNIQA Group Austria ju ofron mundësinë të keni mjekun me vete, 24 orë të ditës, edhe kur jeni jashtë Shqipërisë. Kjo bëhet e mundur falë produktit novativ të kompanisë, aplikacionit “TeleShëndet”.

“Shërbimin “TeleShëndet” ju mund ta përdorni edhe gjatë udhëtimit dhe qëndrimit jashtë vendit, mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekun 24 orë në ditë për çdo shqetësim tuajin shëndetësor.

Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë me dikë të specializuar, çka na rezulton të jenë situatat më të shpeshta të të siguruarëve tanë (psh një temperaturë, alergji) mos shpenzoni dhe harxhoni kohë të gjeni një mjek në shtet ku nuk orientoheni dot. Aktivizoni Teleshëndet ashtu siç aktivizoni shërbimin Roaming dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor në rast nevoje”, shprehet Adnand Dedja, Menaxher për Aksidentet Personale dhe Teleshëndet në SIGAL UNIQA.

Por nuk mbaron këtu…

Ju ka ndodhur ndonjëherë të mbeteni me automjetin tuaj jashtë funksionit, në mes të katër rrugëve, në një vend të panjohur e ku askush nuk ju vjen dot në ndihmë? Mbi të gjitha kur ndodhemi jashtë vendit…

Mos u shqetësoni! Falë “SIGAL UNIQA AutoSOS”, shërbimi më i ri i hedhur në treg nga kompania më e madhe e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria, ju do të keni gjithmonë me vete një mekanik.

Për çdo problem me automjetin tuaj, në rajon dhe në Europë, mjafton një telefonatë dhe në pak minuta “SIGAL UNIQA AutoSOS” u vjen në ndihmë menjëherë.

Kjo është risia më e fundit nga SIGAL UNIQA që vjen për herë të parë në Shqipëri falë bashkëpunimit me “EuropAssistance”, kompania lider në Europë që u shërben rreth 300 milionë klientëve.

Por çfarë shërbimesh ofron “SIGAL UNIQA AutoSOS”?

  1. Qendër Kontakti 24 orë të ditës në 7 ditë të javës, e cila ofron shërbim informacioni dhe organizimin e shërbimeve të ndihmës. Këshilla teknike për mjetin, vendndodhjen e serviseve apo adresa te tjera te domosdoshme ne rast emergjence
  2. Shërbim karroatreci
  3. Riparim në vend
  4. Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
  5. Parkim
  1. Akomodimi në hotel
  1. Riatdhesim ose vazhdim i udhetimit drejt destinacionit

LEXO EDHEAsistencë Rrugore për herë të parë në Shqipëri/ “SIGAL UNIQA AUTOSOS”, me ju në çdo rrugë të Europës

Korrektësia dhe shërbimi profesional ndaj klientëve ka bërë që SIGAL UNIQA Group Austria të jetë kompania e sigurimeve lidere edhe në siguracionin “Shëndet në Udhëtim”, fakt ky që vërtetohet edhe nga raporti më i fundit i AMF mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri janar-prill 2022. Sipas raportit të publikuar pak ditë më parë, SIGAL kryeson tregun duke zënë mbi 67% të tij dhe me një diferencë shumë të madhe me kompanitë e tjera të sigurimit që veprojnë në Shqipëri.

Nëse doni të Siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria.

Për çdo pyetje, kontaktoni në:

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 606 2829

LEXO EDHE: Rasti i 13-vjeçarit në Turqi/ Me siguracion 4 euro në SIGAL, mbuloi 5500 euro shpenzime spitalore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat