5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShembet pallati në Greqi, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

Shembet pallati në Greqi, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

1 person ka humbur jetën ndërsa 3 të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një pjesë të një pallati në qytetin e Pireut në Greqi.

Sipas mediave fqinje, i ndjeri është një polic 31 vjeç, që ka mbetur i bllokuar në makinë nga mbeturinat që kanë rënë nga shembja.

Një banore e zonës ka folur për protothema.gr për momentet që çuan në vdekjen e 31-vjeçarit.

Sipas banores, polici u hodh nga ndërtesa në makinë për të shpëtuar veten, por u zu poshtë nga mbeturinat që i binin.

Në vendin e tragjedisë ishte edhe kryetari i Bashkisë së Pireut, Janis Moralis, i cili tha se autoritetet i kishin dhënë pronarit leje për të bërë punime në këtë pallat. Pas ngjarjes, punonjësit e policisë kanë proceduar me 7 arrestime.

LEXO EDHE: Ndërtues, projektues dhe investitorë, ndërtoni me qetësi dhe mbrohuni me siguri!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat