Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen e Ministrisë së Jashtme është bërë me dije se duke filluar nga data 8 nëntor, çdo udhëtar ndërkombëtar i cili është vaksinuar mund të lëvizë lirshëm drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Referuar njoftimit, përpara nisjes në bordin e avionit, udhëtarët duhet të paraqesin:
-Test me rezultat negativ për Covid-19, të marrë maksimumi tre ditë përpara datës së fluturimit drejt SHBA.
Plotësisht të vaksinuar konsiderohen ata persona të cilët kanë kaluar 14 ditë të plota nga marrja e dozës së dytë të vaksinës, për vaksinat me dy doza dhe marrja e dozës së vetme të vaksinës, për vaksinat me një dozë.
Vaksinat që do të pranohen sa i përket këtij rregulli janë:
-Johnson&Johnson;
-Pfizer-BioNTech;
-Moderna;
-AstraZeneca;
-Covishield;
-BIBP/Sinopharm;
-Sinovac.
Dokumentet që do të pranohen si dëshmi vaksinimi janë:
-Certifikatat e vaksinimit me QR Code1, në letër apo dixhitale (e gjeneruar në Shqipëri nga e-albania për të vaksinuarit në Shqipëri);
-Certifikata vaksinimi të lëshuara në nivel kombëtar (dëshmia e vaksinimit e lëshuar nga CDC për të vaksinuarit në SHBA).
Kategoritë të cilat përjashtohen nga detyrimi për të paraqitur provë të vaksinimit janë:
1.Fëmijët nën 18 vjeç;
2.Shtetasit e SHBA;
3.Rezidentët e përhershëm të SHBA.
Për këto kategori, koha e marrjes së testit me rezultat negativ të Covid-19 do të jetë maksimumi një ditë para datës së fluturimit të tyre drejt SHBA.