Dy turistë italianë janë plagosur këtë të hënë në Sarandë, pasi teksa udhëtonin me motor, janë përplasur më një makinë.
Rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Sarandë – Syri i Kaltër”, në vendin e quajtur “Bistricë”, motomjeti tip “Dayang”, me drejtues shtetasin italian G. V., 27 vjeç dhe pasagjere shtetasen italiane M. P., 25 vjeçe, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin O. Zh., 22 vjeç, banues në Sarandë.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja, të cilët janë transportuar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Pak ditë më parë, në Sarandë, si pasojë e një aksidenti të ngjashëm humbën jetën dy turistë italianë.