8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSëmundjet nga të cilat vdesin më shpesh shqiptarët

Sëmundjet nga të cilat vdesin më shpesh shqiptarët

Pandemia që ka prekur vendin, por edhe botën, na ka vendosur në pikëpyetje të mëdha në lidhje me jetën që na pret kur e gjithë kjo situatë të mbaroj (gjithmonë me shpresën se do të mbaroj një ditë ose më saktë që do të mbarojë shpejtë).

Gjatë kësaj kohe janë hedhur hipoteza në lidhje me imunitetin e popujve të ndryshme ndaj COVID19, secila prej tyre është “thjesht një dëshirë ” për të parë “një dritë në fund të tunelit”.

Ndërkohë që presim lajmet e rradhës ne mund të reflektojmë për sëmundjet më të shpeshta që i kanë bërë shqiptarët të humbasin jetën ndër vite.

E di, mund të mendoni që ne ekonomistët i trajtojmë keq njerëzit, i trajtojmë si numra, një më shumë një më pak. Po me gjeni një indikator tjetër sasior dhe mund ta zëvendësoje…

E meqenëse folëm për shifrat, në vijim paraqitet grafikisht ecuria e numrit të vdekjeve në Shqipëri në 5 vitet e fundit.

Grafiku 1. Vdekjet sipas grup moshave ( >50 vjeç), 2014-2018

Siç vihet re edhe nga grafiku, ka një rritje të numrit të të vdekurve në pothuajse nga secila prej grup moshave më sipër, duke kaluar nga viti 2014 në vitin 2018. Më sipër nuk janë marr në analizë grup moshat para moshës 50 vjeç , duke qenë se qëllimi i këtij shkrimi është të analizohet vdekshmëria tek mosha e tretë.

Ku bazuar në përkufizimin e Organizatës Botërore të Shëndetit, koncepti i moshës së tretë ka vlerë numerike të ndryshme në varësi të vendit, por përgjithësisht moshë e tretë nis në moshën 50-vjeçare sipas OBSH-së.

Viti 2015 karakterizohet nga një numër më i lartë i personave që kanë humbur jetën në grup moshat 70-74 vjeç  dhe 75-79 vjeç krahasuar me vitet e tjera. Viti 2017 ka numrin më të lartë të personave që kanë humbur jetën në grupmoshën mbi 84, krahasuar më vitet e tjera.

Po cilët janë arsyet më të shpeshta për të cilën shqiptarët humbasin jetën?

Figura 1. Katër shkaqet kryesore të vdekjeve të shpërndara sipas grup sëmundjeve, 2018

Tre nga arsyet kryesore se pse shqiptarë humbasin jetën janë “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” (53%), nga “Tumori (17%) dhe “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë” (17%).

Lexo edhe: “Jetë Plus”/ Paketa e Sigurimit dedikuar sëmundjeve të rënda, mbulim deri në 1 milion Euro

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat