14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSëmundjet e zemrës vazhdojnë të shkaktojnë numrin më të madh të vdekjeve...

Sëmundjet e zemrës vazhdojnë të shkaktojnë numrin më të madh të vdekjeve në botë/ Përse na shërben Sigurimi Privat i Shëndetit?

Sëmundjet e zemrës shkaktojnë numrin më të madh të vdekjeve në çdo rajon të globit, sipas Federatës Botërore të Zemrës.

Kjo organizatë thotë se janë rritur aftësitë e mjekëve për të gjetur trajtime të reja dhe pajisje mjekësore që u mundësojnë njerëzve me sëmundje të zemrës të jetojnë më gjatë, por bota duhet të bëjë më shumë për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare.

Ish-portieri i ekipit futbollistik të Arsenalit në Angli, David Seaman, tani është ambasador i Fondacionit Britanik të Zemrës.

Çdo ditë rreth 180 njerëz vdesin nga sëmundjet e zemrës në Britani“, tha ai.

Një sondazh i organizuar nga Fondacioni Britanik i Zemrës tregon se mbi një e treta e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në Britaninë e Madhe. Ata madje nuk janë të vetëdijshëm se mund të kenë sëmundje të zemrës pa përjetuar simptoma.

Mjekët në vendet perëndimore thonë se rënia e pirjes së duhanit dhe zhvillimi i teknikave dhe mjekimeve të reja kirurgjikale ka sjellë përmirësime.

Megjithatë, vdekjet nga sëmundjet e zemrës po rriten në të gjithë botën.

Në vitin 2021, 20.1 milionë njerëz në botë vdiqën nga sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa në vitin 2019 18.6 milionë. Pra, për fat të keq, ka një rritje të numrit të vdekjeve nga sëmundjet e zemrës. Ne e dimë se çfarë mund të shkaktojë sëmundjet kardiovaskulare. Rreth 80% e këtyre sëmundjeve janë potencialisht të parandalueshme. Disa nga faktorët e rrezikut janë të njohur, si pirja e duhanit, tensioni i lartë, kolesteroli i lartë dhe diabeti. Pra, ne i dimë shumë shkaktarë të sëmundjeve kardiovaskulare”, thotë Profesor Fausto Pinto, ish-president i Federatës Botërore të Zemrës.

Pirja e duhanit, ushqimet e shpejta, niveli i ulët i stërvitjes dhe dieta e varfër kontribuojnë gjithashtu në një rritje të sëmundjeve të zemrës në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Këto rajone kanë probleme shtesë për shkak të sistemit të dobët të kujdesit shëndetësor, duke bërë që në shumë raste, sëmundjet kardiovaskulare të përfundojnë me vdekje.

Profesori i Kardiologjisë në Universitetin e Londrës, Riyaz Patel thekson se çdo vend është në garë me sëmundjet e zemrës. Sipas tij, megjithëse është bërë përparim i madh në trajtimin e sëmundjeve të zemrës në të gjithë botën, kjo nuk ka ngadalësuar përhapjen e tyre dhe numrin e vdekjeve nga këto sëmundje.

Një kontribues kryesor ka qenë pirja e duhanit, e cila ka rënë në disa vende perëndimore për shkak të programeve të ndërgjegjësimit të publikut dhe masave ligjore për të kufizuar këtë zakon, si ndalimi i pirjes së duhanit në vende publike.

Por këto përfitime janë kundërpeshuar nga prirja globale drejt obezitetit, e nxitur nga ushqimet e shpejta.

Në kohët historike, ajo u nxit kryesisht nga duhani dhe sfidat e tjera të shëndetit publik. Me kalimin e kohës, kjo ndryshoi dhe pirja e duhanit filloi të reduktohej në disa vende perëndimore. Fatkeqësisht, faktorë të tjerë rreziku janë rritur, si obeziteti dhe diabeti”, thotë profesor Patel.

Ajo që e rëndon më tej situatën është fakti se sëmundjet e zemrës janë të parandalueshme, dhe në fund të fundit mjekët besojnë se ky duhet të jetë synimi kryesor i vendeve të botës.

Ekspertët mendojnë se politika të reja të shëndetit publik janë të nevojshme për të inkurajuar një mënyrë jetese më të shëndetshme.

Përse më shërben Sigurimi Privat i Shëndetit?

Shumë njerëz mendojnë se do të jenë gjithnjë të shëndetshëm, por nëse një sëmundje e paparashikuar shfaqet, mund të bëhet e papërballueshme financiarisht. Në këtë moment kompania juaj e sigurimit ju ofron mbulim të kostove sipas kontratës së nënshkruar nga të dyja palët.

A mund të marr shërbime në spitale private?

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në vend, ka marrëveshje me spitalet dhe klinikat më të mira në vend. Por për paketa speficike klientët mund të marrin shërbime dhe të ndjekin kurën edhe në spitalet më të mira të rajonit dhe Europës.

Konkretisht:

Sigurimi Jetë Plus

Sigurimi ‘Jetë Plus’ ofrohet vetëm nga SIGAL UNIQA.

Përmes këtij sigurimi mbulohen shpenzimet mjekësore në rast diagnostikimi me një sëmundje kritike dhe trajtimi në spitalet më të mira jashtë Shqipërisë.

Polica “Jetë Plus” mbulon:

  • Trajtimin mjekësor të tumoreve malinje
  • Bypass të arterieve koronare
  • Ndërrimin dhe riparimin e valvulave të zemrës
  • Transplant i organeve dhe indeve të dhuruesve të gjallë (rastet e leuçemisë)
  • Neurokirurgjinë (ndërhyrje në kokë dhe në shtyllën kurrizore)

Polica “Jetë Plus” gjithashtu mundëson:

  • Opinion të dytë mjekësor për diagnozën e identifikuar nga specialistët më me reputacion në atë fushë
  • Përzgjedhje të spitalit më të mirë për diagnozën e identifikuar
  • Limite të larta mbulimi, deri në 1 milion Euro
  • Mbulim të shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit nga fillimi deri në fund të trajtimit
  • Shpenzimet e të afërmit që shoqëron pacientin dhe shpërblim monetar për çdo ditë qëndrimi, deri në 60 ditë

Përveç çdo zyre SIGAL UNIQA, ky siguracion mund të porositet edhe Online, KËTU

Sëmundjet dhe rastet akute nuk zgjedhin. Sigurimi i Shëndetit është mënyra më efikase për t’i paraprirë të papriturave.

Të sigurosh shëndetin do të thotë të kujdesesh për të!

Për të marrë një ofertë për sigurimin e shëndetit, kontaktoni në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 0686062829

LEXO EDHENjë Dhjetor plot magji dhe siguri/ “Paketa festive” nga SIGAL UNIQA, dhurata e duhur këtë fundvit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat