15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSëmundje të qarkullimit të gjakut/ Dibra dhe Kukësi qytetet me vdekshmërinë më...

Sëmundje të qarkullimit të gjakut/ Dibra dhe Kukësi qytetet me vdekshmërinë më të lartë në vend

Vdekjet në vendin tonë më së shumti i atribuohen sëmundjeve të qarkullimit të gjakut. 52,4% e qytetarëve kanë ndërruar jetë në 2021 nga “Sëmundje të sistemit të qarkullimit të gjakut” dhe 11,8% si pasojë e “Sëmundjeve të aparatit të frymëmarjes”.

Viti 2021 shënoi në total 30 mijë e 507 vdekje. Teksa Dibra e Kukësi janë qytetet me numrit më të lartë të vdekshmërisë, këta banorë të këtyre qyteteve kanë qenë të prekur më shumë nga sëmundjet e gjakut. Ndërsa sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes janë më të përhapura tek moshat mbi 65 vjeç regjistrohen në Berat e Shkodër.(tabela1)

Të tjera sëmundje të cilat rrezikojnë jetën e qytetarëve janë Diabeti dhe Hipertensioni Arterial, përkatësisht në Durrës e Korçë ndodhet numri i qytetarëve më të prekur nga këto sëmundje.

Pjesë e rëndësishme e kujdesit shëndetësor është kujdesi ndaj personave me aftësi të kufizuar. Numri më i lartë i personave me aftësi të kufizuar në raport me popullsinë është regjistruar në Qarkun e Elbasanit dhe të Gjirokastrës dhë më së paku në Tiranë. Mbi 60% e personave me aftësi të kufizuar të regjistruar janë të grupuar në kategorinë “Aftësi e kufizuar mendore dhe fizike”.

Numri më i madh institucioneve të kujdesit shëndetësor parësor ndodhen në qarqet ku dhe numri i popullsisë është më i lartë, në Tiranë, Elbasan dhe Fier. Gjatë vitit 2021, numri mesatar i kontakteve të popullsisë në shërbimin parësor në nivel vendi, është 2.9 kontakte për person. Ky tregues është më i lartë në qarkun e Gjirokastër me 4.1 kontakte për person dhe më i ulëti në qarkun e Elbasan me 2.2 kontakte për person. (tabela 2)

Tirana vazhdon të jetë qarku që ka numrin më të lartë të spitaleve dhe të shtretërve spitalor në rang kombëtar. Kjo lidhet jo vetëm me numrin e lartë të popullsisë në ketë qark, por dhe me përqëndrimin e shërbimeve spitalore universitare më të specializuara.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat