0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“S’dalin as për ilaçe”, të moshuarit kërkojnë rritje të pensioneve/ Koha për...

“S’dalin as për ilaçe”, të moshuarit kërkojnë rritje të pensioneve/ Koha për pensione private të detyrueshme

Rreth 700 mijë pensionistë këtë muaj përveç pensionit po marrin edhe shpërblimin prej 5 mijë lekësh që vjen nga vjelja e taksës së jashtëzakonshme që qeveria vendosi për importuesit e mëdhenj të energjisë.

Ky shpërblim është parë si ndihmesë nga një pjesë e të moshuarve. Megjithatë shumica e pensionistëve shprehen se ka ardhur momenti që edhe pensionet të rriten, siç po ndodh me rritjen e pagave të administratës.

Rritja e pensioneve mbetet një kërkese e vazhdueshme e të moshuarve të cilët janë një nga kategoritë që rritja e çmimeve ka ndikuar jo pak në shpenzimet e tyre mujore.

E mora pensionin e shpërblimin, po ndihmë hiç asgjë. Çfarë do bëj unë me ato 50 mijë lekë? 100 pension”, thotë një i moshuar.

Nuk e kam marrë ende. Nuk është i mjaftueshëm. Me 5 mijë lekë ç’do marrësh? Quajeni si të doni, nuk është ndihmë”, shprehet një tjetër.

PENSIONET PRIVATE/VULLNETARE, ZGJIDHJA QË OFROHET EDHE NË SHQIPËRI

A jeni duke menduar se çfarë do të ndodhë me financat tuaja pasi të lini punën? A mjafton pensioni shtetëror për të patur një moshë të tretë sa më të qetë?

Vitet kalojnë shpejt dhe kjo gjë duhet menduar sa më herët.

Sot një punëtor shqiptar nuk kontribuon as për një pension të plotë të një të moshuari. Raporti është 1 me 0.8. Plakja e popullsisë dhe emigracioni do ta përkeqësonin raportin duke “frymëzuar” krijimin e një bombe financiare, e cila prej kohësh ka nisur të zmadhohet.
Sipas një projeksioni të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria po plaket me ritme shumë të shpejta. Dhe parashikimet e këtij organizmi tregojnë që grupmosha 65 vjeç e lart do të rritet me gati 20 % deri në 2050-n, kurse grupmosha 0-19 vjeç do të ulet me më shumë se 10%.
Dhe për shkak të këtij parashikimi, fundi dihet: varfëria do të rritet dhe qeveritë në trysninë e nevojave për të rritur shërbimet dhe investimet nga njëra anë dhe detyrimi për të paguar për pensionistët, do të duhet të rëndojnë me taksa edhe më shumë ata që sot punojnë ose një borxh publik që kurrë nuk mund të ulet.
Por përpara këtij skenari ekspertët mendojnë sa ka një zgjidhje duke reformuar skemën e pensioneve.
Jo vetëm që ka ardhur koha, por me zhvillimet ekonomike e demografike, është domosdoshmëri detyrimi me ligj për pensionet private.
Pensionet private të cilat janë të detyruara me ligj në gjithë botën e madje edhe në rajon, për disa vite do ta shkarkojnë barrën e kontributeve shtetërore nga buxheti dhe do të krijojnë një standard të lartë për shoqërinë dhe pensionet e pleqërisë në veçanti.

 

Avantazhet e anëtarësimit në një Fond vullnetar/privat pensioni:

  • Pagesa për pension privat mund të bëhet në baza mujore, tremujore, gjashtëmujore, dhe vjetore, direkt në llogarinë bankare të Fondit. Kontributi për pension mund të paguhet edhe si shumë e menjëherëshme. Ju paguani sa të dëshironi! shuma minimale e kontributit fillon nga 1,000 lekë në muaj.
  • Kontributi është i ndryshueshëm. Ju mund ta rrisni ose zvogëloni kontributin përgjatë gjithë kohështrirjes së kontratës. Kjo do të thotë që çdo anëtar në rast se kontratën e ka firmosur shembull me 2,000 lekë në muaj, gjatë anëtarësimit këtë e ndryshon në varësi të gjendjes së tij financiare. Pra, mund të kontribuojë me 5,000 lekë ose mund të kontribuojë me 1,000 lekë, ky ndryshim bëhet pa ndryshuar kontratën, sepse kjo funksionon si një llogari e tij depozituese. Nuk përjashtohet mundësia e derdhjes së shumave të menjëherëshme gjatë kohës së anëtarësimit deri në momentin e mbushjes së moshës së pensionit.
  • Ofron përfitime në kushte më të favorshme moshe e vjetërsie në punë;
  • Ofron përfitime më të mëdha se skemat shtetërore;
  • Ka një sistem fiskal mjaft favorizues, ku:
  • Kontributi zbritet nga të ardhurat personale të tij për efekt tatimi;
  • Fitimi që realizohet nga investimi i aseteve nuk i nënshtrohet tatimit;
  • Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të një fondi pensioni, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit;

Shembull: Në rast se mosha e anëtarit është deri në 50 vjeç kufiri maksimal për lehtësitë tatimore për kontributet vjetore është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200,000 lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit dhe në rast se anëtari është mbi 50 vjeç, kufiri maksimal për lehtësitë tatimore për kontributet vjetore, është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 250, 000 lekë dhe 25% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit;

  • Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij vlerësohen shpenzim operativ, i zbritshëm për qëllime të tatimit mbi fitimin, deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me 250, 000 lekë;
  • Transparencë në mënyrë të vazhdueshme siguron anëtarët e tij, duke i informuar në kohë reale për situatën e aseteve nëpërmjet: a) kontrolli 24 orë në llogaritë individuale të anëtarëve nëpërmjet faqes së internetit; b) njoftim me shkrim një herë në vit për gjendjen e aseteve neto të anëtareve dhe investimeve të tyre; c) nëpërmjet publikimit në faqen e internetit të vlerës së kuotës së pensionit
  • Në rast sëmundjeje apo aksidenti gjatë kohës së anëtarësimit, ju përfitoni pension invaliditeti, të cilin e merrni pranë Fondit ku jeni anëtar deri në përfundim të aseteve në llogarinë tuaj.
  • Në rast humbjeje jete të personit që ka investuar, e gjithë shuma e mbetur e kontributeve, së bashku me interesat i kalon familjarëve të tij.

TREGU I PENSIONEVE PRIVATE/VULLNETARE NË SHQIPËRI

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se numri total i anëtarëve në fondet e pensioneve private gjatë vitit 2022 arrit në 36,518, duke iu shtuar rreth 2900 kontribues në krahasim me vitin 2021.

Numri i anëtarëve në dekadën e fundit është rritur me pothuajse pesë herë, por kjo rritje ka ardhur mbi një bazë shumë të ulët dhe shkalla e pjesëmarrjes së punonjësve në këto fonde ngelet gjithsesi ende modeste.

Numri i individëve që kontribuojnë për një pension privat është sa 2.7% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend,bazuar në Anketën e Forcave të Punës së INSTAT.

Anëtarët në fondet e pensioneve private deri tani ndahen në dy grupe kryesore: kontribues individualë dhe anëtarë të skemave profesionale, të ngritura nga punëdhënësit dhe që financohen pjesërisht apo plotësisht prej tyre, në formën e benefiteve për punonjësit.

Tregu i pensioneve private vazhdoi të rritet edhe në volumin e aseteve neto.

Vlera e tyre në fund të vitit 2022 arriti në 5.7 miliardë lekë ose mbi 49 milionë euro.

Ndryshe nga sa ndodhi me fondet e investimeve, tregu i pensioneve private nuk pati pasoja negative nga rritja e normave të interesit vitin e kaluar. Fondet e pensionit nuk i kontabilizojnë instrumentet financiare me vlerë të drejtë, por me kosto të amortizuar dhe për këtë arsye normat e kthimit nuk patën efekte negative nga rritja e yield-eve.

Nga katër fondet aktive në fund të vitit të kaluar, për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është Sigal Pension me 43.6% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension me 29.6%, Raiffeisen Pension me 21.2% dhe Albsig Pension me 5.5%

SIGAL UNIQA FOND PENSIONI:

  • I themeluar në vitin 2006
  • 17 vite në treg
  • Lider me rreth 45% të Tregut të Pensioneve Private
  • Kompania e parë që administron fondet private të pensioneve në Shqipëri
  • 22 milion euro asete në administrim të 12.000 klientëve dhe 140 bizneseve
  • Pjesë e UNIQA GROUP AUSTRIA prej vitit 2007, kompani lider në sigurime dhe pensione në Vjenë, Austri, gjithashtu prezentë në 25 shtete evropiane

Qëllimi i  SIGAL UNIQA FOND PENSIONI është ti sigurojë anëtarëve të saj mundësinë e një pensioni të përshtatshëm për të ruajtur standardin e jetesës sipas kërkesave dhe nevojave të tyre.

Mos harrojmë se, zhvillimi i tregut te pensioneve private do i jap një impuls mjaft pozitiv në të gjithë tregun financiar.

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat