Shumë qytetarë mendojnë se në vendin tonë punonjësit nuk kanë siguri nëse atyre mund tju ndodh ndonjë aksident me pasoojë në jetë.
Eksperti i punësimit Erion Muca shprehet për Ora News se siguria në punë është një ndër problemet reale ku punononjësit ekspozohen përballë rrezikut e në fakt për këtë duhet një kujdes jo vetëm i kompanisë por edhe vetjak.
Dy aksidente me viktima në harkun e një jave në Tiranë dhe Vlorë kanë ngjallur mes qytetarëve shqetësimin për sigurinë në punë.
LEXO EDHE: Rasti i dytë brenda pak ditëve, humb jetën punëtori i ndërtimit në Tiranë
“Ra dje, vdiq burri huaj 50 vjeç. Është fatkeqësi e madhe. Jo, nuk jemi fare të sigurtë. Punojmë për 30-35 mijë lekë. Mezi marrim një ditë në javë pushim. Edhe ajo s’del”, thonë qytetarët për Ora News.
Ka prej tyre që ndajnë qëndrimin se në Shqipëri jeta e punëtorit nuk vlerësohet.
“Jeta është e çmuar, po këtu nuk çmohet. Pajisjet për mbrojtjen e punëtorit nuk i blen ai. Është i pambrojtur, s’ka siguri pune”, tha ai.
Erjon Muça , ekspert i punësimit thotë se për nga numri i humbjes së jetës në krahasim me vendet e tjera është më i ulët kjo si pasojë se shumë nga problemet nuk raportohen.
“Numri i humbjes së jetës në Shqiëpri është shumë i vogël në raport me vendet e tjera. Kjo pasi një pjesë nuk raportohen si aksidente në punë”, thotë ai.
Për Muçën veç punëmarrësit ndërgjegjësim duhet të ketë dhe vetë punonjësi.
“Një pjesë e pasojave nga jetë njerëzish janë nga neglizhencat vetjake të vetë punonjësve”.
Sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës në vitin 2022, kanë humbur jetën në vendin e punës 32 punonjës, nga 184 aksidente që janë regjistruar në total. Ndërtimi rezulton puna më pak e sigurtë dhe që ka marrë më shumë jetë punonjësish.
SIGURIMI I PUNONJËSVE NGA AKSIDENTET
PËRSE?
- Sepse PUNONJËSIT JANË FINANCIARISHT TË BRISHTË!
- Sepse AKSIDENTET NDODHIN!
- Sepse MBULIME TË TJERA MUND TË MOS MJAFTOJNË!
Sigurimi nga aksidentet i punonjësve është një mënyrë nëpërmjet së cilës kompanitë/bizneset të garantojnë mbrojtjen financiare të punonjësve dhe të përballojnë rritjen e shpenzimeve për shkak të planeve mjekësore të shumfishta të punonjësve të tyre sot.
Ky sigurim mund të bëhet dhe është i disponueshëm për të gjithë punonjësit, duke mundësuar dhe lejuar ofrimin ndaj punonjësve të një pakete përfitimesh gjithëpërfshirëse, duke mbrojtur në të njëjtën kohë mirëqenien financiare të kompanisë/biznesit.
Paketa e përfitimeve do të shërbejë gjithashtu, si një e ardhur shtesë për punonjësit, duke i ndihmuar ata me shpenzimet mjekësore që përndryshe do të duhet t’i paguajnë nga xhepi.
ÇFARË MBULON KY SIGURIM:
- Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë
- Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti
MËSO MË SHUMË NË:
https://sigal.com.al/shendet-dhe…/sigurimi-nga-aksidentet/