20.5 C
Tirana
Sunday, September 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSa shqiptarë jemi? Të dhënat e Censusit publikohen më 28 qershor

Sa shqiptarë jemi? Të dhënat e Censusit publikohen më 28 qershor

Rezultatet kryesore të Censusit të kryer në vitin 2023 do të publikohen më 28 qershor, edhe pse ishte parashikuar të bëhej më datë 19.

Gjatë prezantimit të raportit vjetor për vitin 2023 në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli tha gjithashtu se institucioni që ajo drejton do të publikojë në tetor një platformë me të gjitha të dhënat e detajuara  të mbledhura nga Censusi deri në nivel bashkie.

Drejtuesja e INSTAT konfirmoi edhe njëherë se hakerimi nuk preku të dhënat e mbledhura ndërsa në fund të muajit përfundon ndërhyrja në sistem për të eliminuar dëmet.

Censi nisi në 18 shtator 2023 dhe duhet të përfundonte në 30 tetor.

Përgjatë këtyre javëve qytetarët janë pyetur në lidhje me familjen, punën, arsimin si dhe për fenë, gjuhën dhe etninë.

Për të bërë regjistrimin e popullsisë dhe banesave në terren u angazhuan më shumë se 5200 anketuesë.

Censi kryhet një herë në 10 vjet.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat