Covid-19 dhe frika e infektimeve ndryshuan rrënjësisht mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit edhe në shëndetësi.
Në këtë mënyrë në lojë u fut teknologjia, e cila vijon të japë një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim duke lehtësuar punën e stafeve mjekësore por edhe marrjen e shërbimeve nga qytetarët.
Një prej këtyre formave është edhe TeleShëndetësia, shërbim i cili po njeh rritje të madhe në mbarë botën, sidomos pas përmirësimit të infrastrukturës së internetit dhe përdorimit në masë të rrugëve digjitale nga qytetarët.
Teleshëndetësia i mundëson pacientëve, madje edhe punonjësve të shëndetësisë që të aksesojnë këshillimin, kujdesin, edukimin, ndërhyrjen dhe monitorimin në distancë të pacientëve duke përdorur mjete dixhitale.
Që prej fillimit të vitit 2020, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria, ofron për klientët e saj shërbimin “TeleShëndet”, e përqafuar nga mijëra individë dhe biznese.
Më poshtë ju sjellim opinionet e disa prej qytetarëve, përdorues të këtij shërbimi, i vetmi i llojit në tij në Shqipëri.
“Përdora për herë të parë “TeleShëndet” dhe jam shumë i impresionuar. U regjistrova në më pak se 5 minuta, më pas u konsultova me mjekun. Pasi komunikova me të dhe i tregova për shqetësimet e mia, në llogarinë time në aplikacion mbërriti një recetë brenda pak minutash! Më pas u drejtova te farmacia e lagjjes dhe mora ilaçet që më dha mjeku”
“Me tre fëmijë në shtëpi dhe me frikën që duke shkuar nga një spital në tjetrin rrezikon të marrësh shumë infeksione, “TeleShëndet” ka qenë një shpëtimtar i vërtetë. Mund të caktoj një takim me mjekun pa qenë nevoja të dalë nga shtëpia”.
“Flas gjithmonë me mjeken, sa herë kam shqetësime dhe bisedat me të më japin qetësi. Ndihem sikur tashmë ajo një avokate për shëndetin dhe mirëqenien”.
“Sa mirë të qëndrosh në shtëpi dhe të marrësh kujdesin e mjekut pa patur nevojë të shkosh fizikisht në zyrën e tij, me njerëz të tjerë të sëmurë. Kujdes i ngrohtë dhe i rehatshëm në shtëpi time!”
“Jo vetëm që komunikoj me mjekun sa herë kam nevojë por përfitoj edhe një sërë uljesh dhe benefitesh në klinikat më të mira në vend”.
Çfarë ofron “TeleShëndet”?
Përveç konsultimit audio dhe video me një mjek, 24 orë të ditës, 7 ditë të javës, paketa “TeleShëndet” ju mundëson edhe:
- Check up 1 herë në vit
- 50% zbritje për çdo ekzaminim gjatë shtatzanisë suaj
- 50% zbritje për ekzaminime laboratorike (echo, analiza)
- 20% zbritje për shërbimin e “Infermierit në shtëpi”
- Vizitë okulisti falas
- Xhama syzesh me zbritje
- Vizitë Dentisti falas dhe higjenizim me zbritje 60%
- Fizioterapi me zbritje në Klubin e Shëndetit SIGAL
- Palestër me çmim preferencial
- Shërbime estetike me çmim preferencial
- Deri në 50% zbritje në rrjetin SIGAL TELESHËNDET.
Sot, SIGAL UNIQA Group Austria e ofron shërbimin “TeleShëndet” në 5 paketa kryesore:
Fëmijë me një kosto vjetore prej 5,000 Lekësh
Individë me një kosto vjetore prej 5,000 Lekësh
Të rritur me një kosto vjetore prej 10,000 Lekësh
Familje me një kosto vjetore prej 10,000 Lekësh
Sportistë me një kosto vjetore prej 10,000 Lekësh
TELESHËNDET EDHE JASHTË SHQIPËRISË
“TeleShëndet” mund të përdoret edhe gjatë gjithë qëndrimeve jshtë Shqipërisë, për punë apo turizëm. Mjafton të keni internet dhe për çdo shqetësim shëndetësor, tuajin apo të familjarëve tuaj, mund të komunikoni në çdo kohë e në çdo moment me nje mjek të licensuar.
Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë, mos e prishni rehatinë tuaj. Aktivizoni “Teleshëndet” dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor.
Një shërbim të tillë, me një kosto modeste dhe një sërë përfitimesh, nuk mund ta gjeni askund tjetër. Ndaj mos humbisni kohë.
Shkarkoni TANI aplikacionin Teleshëndet në celularin tuaj, iPhone ose Android, regjistrohuni në pak minuta dhe provoni falas për 24 orë këtë shërbim të mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA.
Si shkarkohet “TeleShëndet”
Aplikacioni mund të shkarkohet lehtësisht në çdo celular, iPhone apo Android. Regjistroheni në pak minuta dhe 24 orët e para mund ta provoni falas shërbimin e mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA.
Nëse mbeteni të kënaqur, mund ta blini ONLINE në www.teleshendet.al.