11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRrugët, hekurudhat, portet dhe energjia/ Projektet ekzistuese dhe të reja që do...

Rrugët, hekurudhat, portet dhe energjia/ Projektet ekzistuese dhe të reja që do të financojë buxheti i shtetit në 2024

Buxheti i vitit të ardhshëm për infrastrukturën dhe energjinë parashikon vijimin e mbështetjes financiare për projektet ekzistuese madhore si dhe çeljen e projekteve të reja.

SCAN sjell listën e projekteve që do të financohen që janë Tuneli i Llogarasë, Porti Detar i Durrësit në Porto Romano, hekurudha Tiranë-Rinas dhe Tiranë-Durrës, zgjërimi i aksit Elbasan-Qafëthanë, reduktimi i mëtejshëm i humbjeve të energjisë elektrike, rritja e prodhimit vendas së energjisë elektrike, rritja e përdorimit të biokarburanteve në sektorin e transportit, etj.

LEXO EDHE: VIDEO – Rrëshqitja e tokës dëmton kantierin në Tiranë/ Sigurimi i të gjitha rreziqeve në ndërtim, nevojë për çdo projekt

Prioritetet për Infrastrukturën dhe Energjinë në 2024-2026

-Zgjerimi i rrjetit të rrugëve kombëtare nëpërmjet, ndërtimit, rehabilitimit dhe sistemimit të rrugëve kombëtare dhe përveç kësaj kalimin në praktikat e mirëmbajtjes së rrugëve bazuar në performancë

-Zgjerimi i aksesit dhe cilësisë së shërbimit të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve përmes: (i) një portofoli të investimeve publike; dhe (ii) përmirësimit rrënjësor të menaxhimit të shoqërive aksionere të ujësjellës kanalizimeve, duke standartizuar parimet e qeverisjes së sektorit

-Rritja e efiçencës së energjisë kundrejt konsumit të përgjithshëm final të energjisë nëpërmjet shqyrtimit të programeve për promovimin e tregut, për penetrimin e teknologjive të përparuara si dhe rritjen e përdorimit të energjive të rinovueshme

Rezultatet që synohen të arrihen për periudhën afatmesme 2024-2026

Programi “Transporti Rrugor”

-Për tre vitet e ardhshme, kontratat koncesionare që do të mbështeten me fonde nga buxheti i shtetit janë

-Kontrata e Koncesionit për ndërtimin e Rrugës së Arbrit;

-Kontrata e Koncesionit për ndërtimin e Rrugës Milot – Morinë;

-Kontrata e Koncesionit për ndërtimin e Rruges Orikum – Dukat, By Pass-Porti i Jahteve;

-Projektet kryesore për periudhën afatmesme janë sa vijon:

-Ndërtim Tuneli i Llogarasë;

-Porti Detar i Durrësit “Porto Romano”

-Hekurudha Tiranë-Rinas dhe Linja Tiranë-Durrës;

-Zgjerimi i aksit Elbasan-Qafë Thanë;

-3532 km rrugë të mirëmbajtura sipas standardeve në vitet 2024-2026 në të gjithë territorin

Programi “Ujësjellës Kanalizime”

-Reduktimi i humbjeve në rrjet në nivel kombëtar në masën 57% në vitin 2026 nga 63% që parashikohet në vitin 2023

-Orët mesatare të furnizimit me ujë të pijshëm synohet të rritet në 19 orë/dite në vitin 2026 nga 16 orë/ditë në vitin 2023

-Orët e furnizimit me ujë në zonat bregdetare synohet të arrihet në 21 orë/ditë në vitin 2026 nga 18 orë/ditë në vitin 2023

-Mbulimi me shërbim furnizimi me ujë të pijshëm zonë Urbane në 95.5% në vitin 2026 nga 94% në vitin 2023

-Mbulimi me shërbim furnizimi me ujë të pijshëm zonë Rurale 67% në vitin 2026 nga 60% në vitin 2023

-Mbulimi me kanalizime në zonat Urbane në 85% në vitin 2026 nga 83.5% në vitin 2023

-Mbulimi me kanalizime në zonat Rurale 18% në vitin 2026 nga 13.5% në vitin 2023

-Sasia e ujit të faturuar synohet të arrihet në 120 litër/ frymë/ditë në vitin 2026

-Mbulimi me shërbimin e ITUN (kanalizime+gropa septike) synohet të arrihet në nivelin 18% në vitin 2026 nga 15.5% në vitin 2023

-Përqindja e mbulimit të kostove të Ujësjellës-Kanalizimeve me të ardhurat synohet të arrihet në vlerën 75% në vitin 2026 nga 64% në vitin 2023

Programi “Mbështetje për Energjinë”

-Rritjen e përdorimit të Energjive të Rinovueshme nga 40% në vitin 2024 në 41% në vitin 2025

-Rritja e eficencës së energjisë nga 7% në vitin 2024 në 7.5% në vitin 2025

-Reduktim i mëtejshëm i humbjeve të energjisë elektrike në 20% në vitet 2024-2025

-Rritja e prodhimit vendas së energjisë elektrike me 70% për vitet 2024-2025

-Rritja e përdorimit të biokarburanteve në sektorin e transportit me 10% për vitet 2024-2025

Programi “Mbështetje për Rrjetet e Komunikacionit”

-Rritjen e zhvillimit të infrastrukturës broadband në Republikën e Shqipërisë në 55% në vitin 2025 nga 44% që parashikohet në vitin 2024

-Rritja e penetrimit broadband në nivel Republike të Shqipërisë në 65% në vitin 2025 nga 45% që parashikohet në vitin 2024

Programi “Transporti Ajror”

-Rritjen e standarteve dhe performancës së Organit Kombëtar të incidenteve /Aksidenteve ajrore nëpërmjet investimeve për forcimin e kapaciteteve

-Numri i investigime të kryera lidhur me parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve ajrore parashikohen 6 investigime për çdo vit

-Integrimi i aviacionit civil shqiptar në sistemet evropiane të transportit ajror, ku synohet përafrimi i legjislacionit 100% në vitin 2026

Programi “Transporti Detar”

-Rritja e nivelit të investimeve dhe kapaciteteve përpunuese të porteve në masën 35% për vitet 2024-2025

-Financimi i projektit të ri “Ndërtimi i Portit të ri tregtar Porto Romano Durrës” përgjatë 2024-2026;

Programi “Transporti Hekurudhor”

-Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – Terminali pasagjerëve Tiranë dhe ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë – Rinas

-Zgjatim i rrjetit hekurudhor kombëtar në qendrën e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë (Projekti I zgjatimit të linjës hekurudhore terminali i transportit publik – stacioni i trenit Tiranë si zgjatim I linjës hekurudhore Durrës – Tiranë)

Programi “Mbështetje për Burimet Natyrore”

-Synohet nxitja e rritjes së sektorit përmes promovimit dhe inkurajimit të zbulimit të burimeve të reja potenciale mineralmbajtëse, nëpërmjet kompanive vendase e të huaja, të vogla dhe të mesme;

-Rritja e lejeve minerare aktive në të cilat zhvillohet aktivitet minerar konform standarteve në 595 leje në vitin 2026 nga 580 leje në vitin 2023;

-Studime mbi burimeve hidrologjike dhe minerare të pashfrytëzuara dhe parandalimin e rreziqeve gjeologo – mjedisore nëpërmjet monitorimit në 25 studime në vitin 2026;

-Përmirësimi i transparencës së biznesit në industrinë nxjerrëse, në mënyrë që të ardhurat nga ky biznes të kontribuojnë më shumë në zhvillimin e vendit

Programi “Mbështetje për Industrinë”

-Rritja e nivelit të sigurisë së shfrytëzimit, mirëmbajtjes dhe përdorimit të produkteve/ pajisjeve / instalimeve

-Rritja e standardeve të produkteve dhe sigurisë së pajisjeve / instalimeve me 20% për vitet 2024-2026;

-Reduktimi i rrezikut nga kimikatet e rrezikshme në 15% në vitin 2026.

-Rritja e numrit të mostrave të analizuara të naftës dhe nënprodukteve të saj, të prodhuara në vend dhe të importuara në masën 14 500 në vitin 2026

-Rritja e standardeve të naftës dhe nënprodukteve të saj nëpërmjet përdorimit të aparaturave specifike testuese

Programi “Planifikimi Urban”

-Zhvillimi i qëndrueshëm dhe i balancuar i territorit, duke zbutur pabarazinë rajonale, për garantimin e ekuilibrit midis interesave publike dhe private, në zhvillimin e territorit

-Hartimin e rregullave dhe standardeve të projektimit në disa fusha si dhe përafrimit të legjislacionit me standarddet e BE-së.

LEXO EDHE: Nga rritja e pagave te investimet publike dhe paketa fiskale /Qeveria miraton pr/buxhetin 2024

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat