Një person u vra dhe nëntë u plagosën, midis tyre pesë oficerë policie, në një zjarr që shpërtheu në një pallat, në Nju Jork të martën e 18 janarit.
Sipas medieve të huaja, zjarri shpërtheu për shkak të rrjedhjes së gazit.
Mësohet se një pjesë e ndërtesës është shembur, si pasojë e flakëve të mëdha.
Një video e postuar në mediet e huaja tregon flakët dhe tymin jashtë ndërtesës, ndërsa policia u bën thirrje banorëve të evakuohen.
Në fillim të këtij muaji, 17 njerëz u vranë në Bronx pasi flakët e zjarrit pushtuan në ndërtesë apartamentesh.