5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritja më e madhe në Rumani, rënia më e madhe në Sllovaki/...

Rritja më e madhe në Rumani, rënia më e madhe në Sllovaki/ Pasqyra e tregut të Sigurimeve në rajon dhe EQL gjatë 2022

GREQI

Sipas shifrave të tregut të fund vitit të publikuara nga HAIC – Shoqata Helenike e Shoqërive të Sigurimeve, tregu grek i sigurimeve arriti në 4.85 miliardë euro në fund të vitit 2022, me një rritje prej 4.2% në terma vjetorë.

Sigurimet e Jo-Jetës realizuan një vëllim të primeve të shkruara bruto me 2.41 miliardë euro, duke shënuar një rritje me 6.1% krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa sigurimet e Jetës realizuan 2.42 miliardë euro prime, duke shënuar një rritje me 2.4% në vit.

KROACI

Sipas të dhënave të publikuar nga Byroja Kroate e Sigurimeve, vëllimi i primeve të shkruara bruto për siguruesit me bazë në Kroaci u rrit me 8.18% në fund të vitit 2022 krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 12.7 miliardë HRK ose rreth 1.68 miliardë euro.

Po kështu edhe vëllimi total i dëmeve bruto të paguara u rrit në 7.71 miliardë HRK nga 7.29 miliardë HRK që ishte një vit më parë.

Sigurimet e Jo-Jetës u rritën me 11.46% në vitin 2022, krahasuar me një vit më parë duke arritur në 9.83 miliardë HRK. Sigurimet e Jo-Jetës përfaqësojnë rreth 77.55% të totalit të tregut. Ndërsa primet e shkruara bruto në sigurimin e Jetës ranë me 1.79% në fund të vitit 2022, duke arritur në 2.84 miliardë HRK.

MALI I ZI

Këshilli i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve ISA, ka miratuar, ndër të tjera, rregulloren për sistemin e menaxhimit në kompanitë e sigurimit. Rregullorja synon të harmonizojë më tej rregulloret e Malit të Zi me rregulloret e BE-së në fushën e sigurimeve.

Risia më e rëndësishme është përshkrimi i detajuar i sistemit dhe funksionit të menaxhimit të rrezikut, ku ndër të tjera, është detyrimi i një shoqërie, që për të vlerësuar nevojat për kapital, përveç atyre të përcaktuara nga ligji i sigurimeve, të kryejë të paktën një herë në vit një vlerësim të pavarur të rreziqeve të aftësisë paguese.

Këshilli shqyrtoi edhe rezultatet e veprimtarisë së sektorit të sigurimeve në vitin 2022. Ky vit ishte më i miri deri tani, për sa i përket primeve të shkruara bruto, duke tejkaluar rezultatet e vitit rekord 2021.

Të dhënat paraprake tregojnë një vëllim të primeve të shkruara bruto prej 108.3 milionë euro në vitin 2022, që paraqet një rritje prej 9.6% më shumë se një vit me parë.

Tregu i sigurimeve të Jo-Jetës u rrit me 10.3% duke arritur në 8.1 milionë euro. Rritje pati edhe tregu i sigurimit të Jetës me 6.8% duke arritur në 1.4 milionë euro. Lloji më i zakonshëm i sigurimit në tregun malazez është sigurimi i përgjegjësisë motorike, që zë 36.6% të totalit të tregut, i ndjekur nga sigurimi i Jetës me 18.1%, sigurimi nga aksidentet me 10.6% dhe sigurimet e tjera të pasurisë që zënë 9.1%.

SERBI

Duke iu referuar informacioneve nga Shoqata e Siguruesve të Serbisë (UOS), primet e shkruara bruto të MTPL-së u rritën me 12% – 15% në varësi të ofruesit të sigurimit për të gjitha kategoritë e automjeteve. Siç raporton shoqata, pas “luftës së çmimeve” në gusht të vitit 2022, kësaj radhe çmimet janë harmonizuar me Bankën Kombëtare të Serbisë.

“Kjo është rritja e parë e çmimeve që nga 1 korriku 2014. Arsyeja kryesore është inflacioni global, i cili ka çuar në rritje drastike të çmimeve të pjesëve të këmbimit të automjeteve, çmimittë shërbimeve për automjetet dhe pjesët e përdorura, të cilat janë përcaktuese në përllogaritjen e dëmit. Përveç kësaj, ka gjithnjë e më shumë automjete hibride, pjesët rezervë të të cilave janë dukshëm më të shtrenjta dhe më të ndjeshme ndaj defekteve, e cila ndikon edhe në çmimin e policës. Këto janë arsyet kryesore pse polica e sigurimit të detyrueshëm të automjeteve është bërë më të shtrenjtë. Të gjithë këtyre argumenteve u shtohet edhe rritja e çmimeve me pakicë që nga viti 2014”, theksohet në informacionin e Shoqata e Siguruesve të Serbisë.

Sipas ekspertit të sigurisë në trafik, të cituar në materialin e Xprimm, rritja e primeve të MTPL-së do t’i lejojë siguruesit të përballen me kostot e rritura të riparimit, veçanërisht duke pasur parasysh se metoda e llogaritjes së humbjeve, e pandryshuar që nga miratimi rreth 40 vjet më parë, ofron si të dhëna për llogaritjen e dëmshpërblimit të vlerës së makinës dhe çmimit të pjesëve të këmbimit në ditën e dëmtimit.

LEXO EDHE: UNIQA gjatë vitit 2022/ Rezultatet justifikuan çmimin “Brendi më i mirë i sigurimeve në Maqedoninë e Veriut”

VENDET E EVROPËS QENDRORE DHE LINDORE

Sipas statistikave të sigurimeve të përpunuara nga Xprimm.com, tregu i sigurimeve në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në fund të shtatorit 2022, arriti në 31.98 miliardë euro, duke shënuar një rritje me 5.37% në terma vjetore.

Në të njëjtën kohë, vlera e dëmeve të paguara për të njëjtën periudhë u rrit me gati 9% krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 18.50 miliardë euro.

Tregu i sigurimeve në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore përfshin shifrat e tregut të publikuara nga Autoritetet e Sigurimeve dhe Shoqatat Profesionale të Siguruesve në 17 vende.

Për sa i përket vëllimit të primeve të shkruara bruto, tregu më i madh rajonal i sigurimeve ishte Polonia, me 10.82 miliardë euro dhe duke zënë rreth 33.86% të tregut, e ndjekur nga Çekia që zë 19.29% të totalit të tregut dhe Hungaria që zë 8.19%.

Për sa i përket ritmeve të rritjes, tregu rumun i sigurimeve shënoi rritjen më të madhe të vëllimit të primeve të shkruara bruto me +23.24%, duke arritur në 2.43 miliardë euro dhe duke zënë 7.62% të tregut në total.

Rënia më e madhe e primeve të shkruara bruto u raportua nga siguruesit sllovakë me -10.55% duke arritur në 1.43 miliardë euro.

LEXO EDHE: Raporti i BQK/ SIGAL UNIQA pa rivalë edhe në Kosovë, kompania më e besuar dhe ajo që paguan më shumë dëme

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat