Qeveria shqiptare ka vendosur rritjen me 8.6% të pensioneve për të moshuarit.
Por pensionistët në qytetin e Korçës janë të pakënaqur.
Ata shprehen se paratë që marrin janë të pamjaftueshme në raport me çmimet e tregut, ndërsa një pjesë e mirë e pensionit ju shkon për ilaçe.
“Nuk është e mjaftueshme. 150 marr unë dhe 10 u shtua, ç’të bëj me 10 shtesë. Këtu janë rritur çmimet. Rrohet me 150 mijë lek? Ne nuk e kuptojmë është tallje apo çfarë është”, shprehet një pensionist për EuroNews Albania.
“Unë marr 150 mijë lek. Unë 50 marr ilaçe se jam operuar nga zemra. Mua 0 me ngelen. Ai thotë le të vdesin fare këta”, thotë një tjetër pensionist.
Ka dhe nga ata pensionistë që e kanë cilësuar tallje këtë masë rritje të pensionit.
“Nuk është e mjaftueshme. Është tallje për ne. Unë marr 50-60 ilaçe unë gjithsej marr 180. Si i bëhet, ata e dinë. Ata marrin nga 4 milion ne nga 180”.
“Ai tallet me ne, është kot sa për të gjetur ndonjë llaf. Nuk me del se 70 marr unë, opingat me rriti mua? Ilaçe me ikin leket, po nuk pata djemtë unë vdes”, tha një pensionist.
Në qarkun e Korçës janë afro 50.000 pensionistë, shumica prej tyre me pension minimal duke mos plotësuar as nevojat bazë për blerjen e ilaçeve dhe ushqimeve.
LEXO EDHE: Skema e pensioneve në krizë të thellë/ E pranon edhe Drejtori i ISSH: Po ulet pensioni mesatar
Pse duhet ti kthejmë sytë nga pensionet private?
Me zhvillimet ekonomike e demografike që po përballet Shqipëria është domosdoshmëri urgjente një sistem pensionesh shumëkolonëshe, për ti dhënë mundësinë qytetarëve shqiptarë që të kenë edhe një alternativë tjetër për ato para që paguajnë si kontribute për sigurimet shoqërore, alternativën e pensionit privat, më i favorshëm dhe me përfitime më të larta.
Modelin me tre kolonat, krahas të gjithë vendeve të zhvilluara si Gjermania, Franca, Italia etj, i/e gjemë edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Kontributi për pension në Maqedoninë e Veriut është 18% e pagës, nga të cilët 13% derdhet në Fondin e Sigurimeve Shoqërore për skemën shtetërore (kolona e I) dhe 5 % derdhet në fondet private (kolona e II).
Me plotësimin e moshës, çdo njeri merr dy pensione, një shtetëror dhe një privat të formuar nga kontributet e derdhura dhe fitimi nga investimi i tyre.
Përfitimet nga skema individuale
- Filloni të kontribuoni qoftë edhe me vetëm 1,000 lekë në muaj;
- Personalizojeni llogarinë tuaj duke kontribuar sipas dëshirës ose të udhëzuar nga këshilltarët e Fondit;
- Kontributet ne fond janë fleksibël (mund të ndryshohet shuma, të ndërpritet apo të rifillohet kontributimi pa penalitete);
- Larmishmëri planesh pensioni: individuale, profesionale, të kombinuara;
- Kontributet janë të zbritshme nga paga bruto për efekt llogaritje tatimi;
- Mund të përfitoni pensionin vullnetar 5 vjet para moshës zyrtare të daljes në pension;
- Investimet në fond janë të përjashtuara nga tatimi mbi interesin dhe të ardhurat nga kapitali;
- Në rast të humbjes së jetës fondi i pensionit është i trashëgueshëm (në ndryshim nga skema shtetërore të cilën nuk e përfiton njeri);
- Mundësi kthimi të investimit të akumuluar në pagesa në formë pensioni duke fituar sërish interes dhe fleksibilitet të lartë në mënyrat e tërheqjes së shumës së akumuluar për pension;
- Transparencë e plotë;
- Anëtarët pajisen me një “username” dhe “password” të cilat mund ti përdorin në çdo moment për të kontrolluar llogarinë e tyre personale online. Në këtë llogari paraqiten të gjitha kontributet e kryera, norma e kthimit të fondit dhe informacione të tjera;
- Aktualisht skema shtetërore (e vetmja që siguron një pension) zëvendëson mesatarisht vetëm 35% të të ardhurave tuaja në formë pensioni (do keni një pension sa 35% e pagës suaj mesatare). Ndërkohë që kjo shkallë zëvendësimi duhet të jetë jo më pak se 75%.
Pensionet Private, ndarja e tregut në Shqipëri
Sot, pensionet private janë një skemë sociale që operojnë në Shqipëri prej më shumë 17 vitesh dhe përfaqësohen nga kompanitë më në zë dhe të suksesshme të vendit, me synimin e vetëm: një pension shtesë për çdo qytetar në momentin që ndalon së punuari.
Në mesin e këtij viti, në treg ishin aktive pesë fonde të pensioneve private, të administruara nga katër shoqëri të licencuara administruese.
Sipas numrit të anëtarëve, aktori më i madh në treg është Credins Pension, me rreth 50.34% të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, i ndjekur nga Sigal Pension me 29.3%, Albsig Pension me 10.45%, Raiffeisen Pension me 9.77% dhe fondi më i ri, Smart Pension, me 0.14%.
Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është SIGAL UNIQA Fond Pensioni me 43.03% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension, me 29.6%, Raiffeisen Pension, me 21.03%, Albsig Pension me 6.17% dhe Smart Pension, me 0.17%.
Vitet ikin shpejt ndaj nisni të mendoni për pensionin tuaj që kur jeni në marrëdhënie pune.
Kontaktoni tani me këshilltarët e “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” për të marrë këshillat e duhura për të patur një pleqëri sa më të qetë, të paktën në aspektin financiar.
e-mail: [email protected]
Tel: +35544511666