2.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritet rimbursimi i TVSH-së për biznesin – Në 8 muaj, tatimet paguajnë...

Rritet rimbursimi i TVSH-së për biznesin – Në 8 muaj, tatimet paguajnë 63.4 milionë euro më shumë

Administrata tatimore ka paguar rreth 17.9 miliardë lekë apo 147 milionë euro për  rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar ndaj bizneseve përgjatë periudhës Janar-Gusht 2021. Referuar të dhënave zyrtare të tatimeve, pagesat më të mëdha për rimbursim janë bërë në muajin Janar, Mars dhe Qërshor.

Pjesa më e madhe vlerës së rimbursuar ka shkruar për pagesën e kësteve për tatimpaguesit e mëdhenj në listën e tatimpaguesve me këste. Ndërsa numri i kërkesave FIFO të miratuara dhe rimbursuara zë një peshë të vogël. Po të bëjmë një krahasim me shifrat e vitit që lam pas, kur dhe pandemia COVID-19 ka sjellë një frenim të ekonomisë në tërësi, vlera e rimbursimit gjatë 8-mujorit 2021 rezulton 63.4 milionë euro më shumë se 8 mujori 2020.

Ndërsa ka kaluar edhe vlerën totale të paguar vitin paraardhës, e cila regjistrohet në 16.5 miliardë lekë apo rreth 136 milionë euro. Një nga problematikat në rimbursimin e TVSH-së  gjatë vitit 2020 ka qenë e lidhur me burokracitë e vonesat, të diktuara edhe nga COVID-19. Ndërsa gjatë 2019 u paguan 23.5 miliardë lekë apo 194 milionë euro.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat