Është rritur numri i viktimave si pasojë e rrëshqitjeve të dherave në Indi.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se 72 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut që goditën shtetin Himachal Pradesh, pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit.
Sipas zyrtarëve lokalë bilanci i viktimave mund të jetë i përkohshëm.
Trupi i viktimës së fundit, një profesor universiteti, u gjet në tempullin Shiv Bawadi të Shimla, i cili u shemb të hënën. Dyshohet se nën rrënojat e objektit të faljes ka edhe trupa të tjerë.
LEXO EDHE: Cili siguracion e mbron makinën edhe nga fatkeqësitë natyrore?
Për çdo pyetje shkruani në:
Whatsapp: 068 606 2829
E-mail: [email protected]
LEXO EDHE: 50% të tregut mes 8 kompanive/ Shqiptarët i besojnë pronën SIGAL UNIQA-s