11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRriten kreditë e reja, blerjet e pronave mbajnë gjallë tregun

Rriten kreditë e reja, blerjet e pronave mbajnë gjallë tregun

Muaji maj shënoi një pikë kthese për kreditë e reja të dhëna nga sistemi bankar, pasi kishin qenë më të ulëta përgjatë gjithë pjesës së parë të vitit.

Megjithatë, sërish krahasuar me 5-mujorin 2022, huatë e dhëna nga bankat kanë rënë lehtë nga 110.8 miliardë lekë, në 110.2 miliardë lekë.

Situata e vështirë e perceptuar nga bizneset është ndër faktorët kryesorë në këtë ecuri të dobët të kreditimit, ku shuma e disbursuar nga ky sektor ka rënë me gati 7%, për 46 milionë euro më pak.

Ndërkohë, segmenti i kredive të dhëna tek kompanitë publike u rrit me 23 milionë euro, ndërsa për individët u rrit me 17,2 milionë euro, për të balancuar në total rënien nga bizneset.

Sektori privat në këtë moment po kërkon kryesisht overdraft në banka dhe kapital qarkullues për të shlyer detyrimet operative si pagesat e furnitorëve, taksat, etj. Megjithatë situata nuk është e njëjtë për të gjitha kompanitë, teksa sektorë si tregtia, real estate apo industria përpunuese raportojnë rritje të konsidereshme të financimit. Ndërsa nga ana tjetër, rënia ka qenë më e ndjeshme tek energjia, ndërtimi dhe turizmi.

Sa i takon kredive për individët, huaja për blerje banesash vazhdon të zërë peshën kryesore, me 19.6 miliardë lekë apo rreth 183 milionë euro të dhëna në 5 muaj, lehtësisht e rritur krahasuar me vitin e shkuar.

LEXO EDHE: Ndërtimet shiten ende që në themel/ Çmimet deri mbi 5 mijë euro m2. Sigurimi i Shtëpisë ende shumë i lirë

Teksa rritja e interesave të kredive është faktori kryesor në uljen e ritmit të financimit, kjo bëhet më e dukshme tek kreditë për blerje pronash. Që pas muajit prill, ku interesat në lekë u bënë më të favorshme se sa interesat në euro, monedha vendase po dominon huamarrjen e familjeve shqiptare. Ndërsa faktor duket se është edhe ecuria e kursit të këmbimit që krijon pasiguri për individët që i kanë të ardhurat në lekë.

LEXO EDHE: Kush do ta paguajë kredinë e shtëpisë në rast fatkeqësie nëse nuk je i siguruar?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat