Për të blerë një apartament apo pronë në qytetin e Korçës sot kushton më tepër së vitet e kaluara.
Sipas agjentëve të pasurive të paluajtshme rritja është e dukshme, ku metri katror sot kushton afro 100-150 euro më tepër.
“Çmimet relativisht janë rritur, në rast se krahasojmë me para dy vitesh janë rritur me 100-150 euro metro katror në apartamentet e reja që janë ndërtuar“, thotë Xhevi Dervishi, agjent.
Indikatorët që kanë sjelljen rritjen e çmimit janë të ndryshëm, ndërkohë që blerësit më të shumtë janë emigrantët apo investitorët për biznese.
“Indikatorët që ndikojnë në rritjen e çmimit është rritja e materialeve të ndërtimit, është pjesa e kërkesës se larte për blerje, gjithashtu dhe numri i ulët i pronave në shitje. Sepse kemi momentalisht me pak prona ne treg sesa kemi kërkesa”, thotë Gerhard Kreka.
Sipas parashikimeve, çmimi i pronave do të vazhdojë të jetë në rritje.
Në dy vitet e fundit janë ndërtuar rreth 600 apartamente në Korçë.
Çmimin i metrit katror për banesë në 2021 ka qenë 470 euro, ndërkohë në 2022 shkon deri në 600 euro m2.
Lexo edhe: Rriten incidentet nga zjarri/ Me 0.5 euro për m2 SIGAL ju rikthen shtëpinë në gjendjen e mëparshme
Edhe Vlora është duke u përballur me një bum në sektorin imobiliar, ku vlera e apartamenteve, shtëpive, por edhe banesave me qira, kanë njohur rritje të konsiderueshme. Më e lakmuar është zona e ashtuquajtur “Lungomare”, ku sipas agjencive imobiliare, çmimet janë dyfishuar duke shkuar deri në 1200 dhe 1500 euro metri katror
“Kemi shumë kërkesa për zonën e Lungomare por tashmë nuk kemi alternativa pasi pronarët janë orientuar drejt kthimit të apartamenteve në njësi akomodimi në ‘booking’ dhe ‘airbnb’ të cilat shkojnë në 100- 200 euro nata. Qiratë gjithashtu janë rritur ndjeshëm ndërsa kërkesat më të shumta janë nga italianët. Sa i përket faktorëve ndikues patjetër mbeten investimet e shumta të kryera në Vlorë të cilat kanë reflektuar në rritjen çmimeve edhe në zona të tjera si Bulevardi Ismali Qemali, rruga e cila të çon nga porti drejt plazhit të vjetër 600-650 euro/m2 por edhe në transballkanike 400-450 disa vite më parë sot nuk gjen apartamente pa 520/550 apo edhe 600 euro/metri”, thotë agjenti imobiliar Emiljano Hajrullahu.
Për kreun e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Arben Breshani ajo çka vite më parë shihej si një moment stopimi në tregun imobiliar në Vlorë, sot duket tashmë një situatë e tejkaluar. Rritja e kërkesës për blerje banesash, ka bërë që edhe një pjesë e stokut imobiliar në vite të kthehet në hapësira pushimi për turizëm familjar.
“Kemi filluar si biznes ndërtimi të ndërtojmë në Lungomare rreth viteve 2004 dhe jemi nisur me çmime nga 400, 500 maksimumi 600 euro/m2 kurse sot cimet në vijën e parë shkojnë deri në 1,000 euro/m2 çka tregon se ēshtë rritur gati 100% asetet e sektorit të ndërtimit”, thotë Breshani.
Lexo edhe: Sigurimet e Pronës/ SIGAL UNIQA, kompania më e madhe dhe më e besuar në Shqipëri