11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRriten çmimet e prodhimit dhe ato të importit, 4.3% dhe 3.3% gjatë...

Rriten çmimet e prodhimit dhe ato të importit, 4.3% dhe 3.3% gjatë tremujorit të tretë të vitit 2021

Instituti i Statistikave ka publikuar “Indeksin e çmimeve të prodhimit” që mat çmimet me të cilin ato hidhen në treg nga prodhuesit.

Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë të vitit 2021, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 103.2 duke shënuar një rritje me 4.3%,në krahasim me tremujorin e tretë 2020, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës ka pësuar rritje me 1.8%.

Lexo edhe: Sigurimi i Marinës, Aviacionit dhe Mallit në Transport/ Me SIGAL të sigurtë edhe në det e në ajër

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit

Rritja e çmimeve të prodhimit në vend për tremujorin e tretë u udhëhoq nga seksioni “Industria nxjerrëse”, i cili ka shënuar rritjen më të madhe me 10.7%, krahasuar me vitin 2020. Ky seksion ndiqet nga “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar”, me një rritje prej 3.6%. Po ashtu seksioni i “Industri përpunuese” ka regjistruar rritje krahasuar me një vit më parë, ku brenda tij rritja më e madhe e çmimeve është shënuar në aktivitetin “Metalurgjia” me 7.8%. Nga ana tjetër janë dhe seksione që kanë pësuar ulje krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë. Këto seksione janë “Shtypshkrim dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 3.0%. Po të flasim për Indeksin e Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas shohim se regjistron rritje me 3.3% krahsuar me një vit më parë.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit

Sa i përket të dhënave rreth çmimeve të Importit, në tremujorin e tretë të vitit 2021, arriti 103.2 duke shënuar një rritje me 3.3%, në krahasim me tremujorin e tretë 2020. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar, indeksi shënoi një rritje me 1.8 % .

Ndryshimet vjetore të Indeksit të Çmimeve të Importit sipas tremujorëve

Rritja më e madhe e çmimeve të importit, prej 35.1% vihet re në produktet e seksionit “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kodicionuar”.Indeksi në seksionin “Industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 94%, ka shënuar rritje me 2.1%. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Përpunimi i kosit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 5.1%, pasuar nga aktiviteti “Prodhimi i pijeve” me 4.9%.

Ndryshimet tremujore dhe vjetore të Indeksit të Çmimeve të Importit

/ SCAN INTELLIGENCE UNIT

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat